Në luftën tregtare, Kina do të kundërpërgjigjet me vendosmëri

2018-03-24 13:44:25 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten memorandumin për vendosjen e tarifave mbi 1300 lloje mallrash të importuara nga Kina, me një vlerë prej 60 miliardë dollarësh amerikanë, që ta ndëshkojë Kinën lidhur me tregtinë e çelikut e të aluminit dhe të drejtat e pronësisë intelektuale, sipas nenit 301 të Ligjit të Tregtisë të ShBA-së të vitit 1974. Kjo është masa më masive e marrë nga qeveria e Trumpit në vendosjen e tarifave dhe është shumë e rrallë madje edhe në historinë e konflikteve tregtare ndërkombëtare.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying ishte shprehur të mërkurën se "midis Kinës dhe ShBA-së nuk duhet të ketë luftë tregtare, por nëse do të detyrohemi të përfshihemi në këtë luftë, nuk do të frikësohemi e as do të shmangemi".

Ambasadori i Kinës në ShBA Cui Tiankai deklaroi të enjten se Kina "do të luftojë deri në fund" dhe "të shohim kush do të qëndrojë deri në fund".

Të premten në mëngjes, Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi propozimin për shtimin e tarifave për mbi 3 miliardë dollarë amerikanë importe nga ShBA-ja, në përgjigje të masës së palës amerikane.

Për ShBA-në, kjo është "e enjtja e zezë", sepse atë ditë bursat filluan me rënie dhe përfunduan me rënie të madhe. Jo vetëm "Wall Street"-i, por edhe tregjet e aksioneve të mbarë botës kanë pasur rënie të madhe. Bota e kuptoi më në fund se kësaj here Trumpi po merr masa serioze ndaj Kinës dhe se lufta tregtare është e pashmangshme.

Ka shpërthyer një luftë tregtare epike. Mund të thuhet se kjo luftë tregtare do të ndikojë mbi strukturën e tregtisë botërore, e madje mbi çdo njeri.

Administrata e Trumpit gjykon gabimisht në disa drejtime. Së pari, ajo i keqkupton marrëdhëniet midis problemeve ekonomike të brendshme të ShBA-së dhe tregtisë kino-amerikane. Së dyti, ajo i mbivlerëson aftësinë e qeverisë amerikane për të rregulluar tregtinë joqeveritare në ekonominë e tregut, si dhe epërsinë e ShBA-së në konfliktin tregtar me Kinën. Së treti, nënvlerëson edhe vendosmërinë e palës kineze për t'iu kundërpërgjigjur masave të pabarabarta tregtare të palës amerikane, si dhe çmimin që do të paguajë ShBA-ja në këtë luftë tregtare.

Një fjalë e urtë kineze thotë se mendjemadhësia sjell humbje. Me të nisur lufta tregtare Kinë-ShBA, administrata e Trumpit do të përballet shumë shpejt me një gjendje të pavolitshme.

Së pari, Trumpi orvatet ta zgjidhë mosekuilibrimin e tregtisë kino-amerikane nëpërmjet shtimit të tarifave, që të rimëkëmbë ekonominë amerikane. Kjo mënyrë vetë është e gabuar. Në shoqërinë amerikane kanë dalë shumë zëra kundërshtimi për këtë masë të Trumpit. Nga një këndvështrim, kjo luftë tregtare po nis me dëshirën e Trumpit dhe të ekipit të tij qeverisës, por jo nga dëshira e ShBA-së.

Së dyti, Kina është e detyruar të përfshihet në këtë luftë. Për kundërgoditjen ndaj ShBA-së, shoqëria kineze tregon qëndrim unik dhe solidaritet të fortë. Kjo përcakton se ShBA-ja nuk mund të krahasohet me Kinën për sa i përket durimit gjatë kësaj lufte.

Së treti, pasoja e luftës së tregtare është pa dyshim humbja e të dyja palëve. Si dy fuqi ekonomike, qoftë Kina, qoftë ShBA janë të forta ekonomikisht dhe gjatë kësaj lufte tregtare, pala që do të heqë dorë e para është patjetër ajo që nuk do të durojë politikisht. Shoqëria kineze do ta fajësojë administratën e Trumpit për çdo humbje dhe shoqëria amerikane do t'ia faturojë pjesën dërrmuese të humbjeve qeverisë së Trumpit. Gjatë fushatës së ardhshme presidenciale, çdo humbje e palës amerikane në luftën tregtare me Kinën do të shndërrohet në fokus kundër Trumpit.

Së katërti, Kina, si një vend i madh me potencial të fuqishëm kompleks, nuk do të trembet nga shantazhet e tjera të ShBA-së, përveç tregtisë. Me të nisur lufta tregtare, nuk do të realizohet iluzioni i Uashingtonit për ta detyruar Kinën të bëjë kompromis vendimtar nëpërmjet "presionit të gjithanshëm".

Në fund të fundit, tregu i konsumit i Kinës e ka kaluar atë të ShBA-së dhe hendeku midis tyre është në zgjerim e sipër. Kina dhe ShBA-ja janë të barabarta në potencialin kompleks në luftën tregare. Për zgjidhjen e deficitit tregtar me Kinën, duhen masa shumë të ndërlikuara e komplekse, si edhe përpjekjet e përbashkëta të të dy palëve. Veprimi i njëanshëm i Trumpit është i destinuar të dështojë.

Kina nuk do të mposhtet nga ShBA-ja. Uashingtoni duhet të heqë dorë nga kjo orvatje. Pekini nuk do të mbajë në asnjë mënyrë një flamur të bardhë, por një "pëlhurë të kuqe për demat".

Megjithatë, "liderët e të dyja vendeve do të ruajnë shkëmbimet e drejtpërdrejta," shtoi ambasadori i Kinës në ShBA-në Cui Tiankai. "Marrëdhëniet mes Kinës dhe ShBA-së janë shumë të rëndësishme dhe të dy vendet kanë nevojë për shkëmbime të drejtpërdrejta të nivelit më të lartë." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore