Vizita e Theresa May-it në Kinë, marrëdhëniet kino-britanike nuk i largohen kurrë linjës logjike

2018-01-31 17:22:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May nis sot vizitën e saj në Kinë, në vijim të vizitës historike të Presidentit Xi Jinping në Britaninë e Madhe në vitin 2015, kur u shpall vendimi për krijimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik global midis dy vendeve në shekullin XXI dhe u çel "Epoka e artë" në marrëdhëniet kino-britanike. Kjo është edhe vizita e parë e May-it në Kinë pas zgjedhjes në krye të qeverisë britanike, si edhe takimi i saj i parë vjetor me homologun kinez Li Keqiang. Rëndësia e vizitës së May-it në Kinë është e vetëkuptueshme.

Vizita e  Presidentit Xi Jinping në Britaninë e Madhe në vitin 2015

Pjesë e delegacionit që shoqëron kryeministren britanike në Kinë është sekretari i shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare Liam Fox dhe "një grup i madh përfaqësuesish biznes". Pothuajse është bërë një praktikë standarde që kur udhëheqësit e shteteve ose qeverive bëjnë vizitë në Kinë, ata marrin një delegacion tregtar me vete. Në këtë rast, një përbërje e tillë tregon që zgjerimi i tregtisë me Kinën është ndër punët parësore të Theresa May-it. Mediat britanike tregojnë vëmendje të madhe dhe pritshmëri të lartë për vizitën e May-it në Kinë, me shpresën e arritjes të sa më shumë marrëveshjeve me "shifra të mëdha". Në vitin 2017, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe midis Kinës dhe Britanisë së Madhe pati rritjen më të konsiderueshme në krahasim me vendet e tjera evropiane, ku bie në sy veçanërisht që eksportet britanike në Kinë u rritën 19.4% në krahasim me 2016-n. Kjo shifër mund të shihet si dëshmi thelbësore e prirjes së zhvillimit të marrëdhënieve kino-britanike.

Mirëpo marrëdhëniet mes Kinës dhe Britanisë janë të ndërlikuara. Londra ka dy linja kryesore kur është fjala për Pekinin. E para, bashkëpunimi me Kinë po intensifikohet çdo vit, gjë që është rezultat i vetë zhvillimeve në Britani dhe sidomos pas "Brexit"-it, Kina për Britaninë do të ketë më shumë rëndësi dhe domethënie strategjike. E dyta, Britania është një vend tipik "perëndimor" dhe Perëndimi ka paragjykime ndaj Kinës e mendësia e të gjitha vendeve perëndimore është i ngjashëm; kësisoj, nën ndikimin e kësaj mendësie, marrëdhëniet me Kinën do të vuajnë nga energjia negative herë pas here.

Gjatë qeverisjes 6-vjeçare të David Kameronit, marrëdhëniet kino-britanike përjetuan një "lojë" midis këtyre dy linjave kryesore. Në periudhën e hershme të qeverisjes së Kameronit, takimi i tij i pamatur me Dalai Lamën solli amulli në marrëdhëniet me Kinën për gati një vit e gjysmë. Pas reflektimit dhe shqyrtimit, qeveria e Kameronit vendosi të ndryshojë situatën dhe Britania ishte ndër të parat vende europiane që shpalli anëtarësimin në Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore. Ky ishte një veprim proaktiv që i ngriti marrëdhëniet Kinë-Britani në marrëdhënie të partneritetit të gjithanshëm strategjik global në "Epokën e artë". Britania e Madhe ka hedhur hapa që nuk i ka hedhur asnjë vend tjetër evropian.

Në erën e Theresa May-it, dy linjat kryesore duket sikur kanë filluar të luftojnë me njëra-tjetrën në një mënyrë tjetër. Në këtë kontekst, si vend që i përket kampit "perëndimor", Britania do të veprojë nën ndikimin e vazhdueshëm të mendësisë dhe instinktit perëndimor, prandaj vijueshmëria dhe ndërlidhshmëria e marrëdhënieve kino-britanike mund të mos jenë aq të rrjedhshme. Prandaj projekti i energjisë bërthamore me investime kineze në Britani, u la në mes të rrugës për një kohë. Nga Londra qarkullon zëri për të dërguar aeroplanmbajtëse në ujërat e Detit të Kinës Jugore për "patrullim". Krahas këtyre, May nuk e vizitoi Kinën menjëherë pas hyri në "Downing Street Nr.10". Këto fakte krijojnë hamendje të shumta.

Por logjika e zhvillimit të marrëdhënieve kino-britanike nuk ka ndryshuar. Po fryn era e tanishme e forcimit të bashkëpunimit dypalësh, meqë, ndonëse e ndikuar ndonjëherë nga "emocionet perëndimore", Britania do ta rimarrë veten si një vend i madh me racionalitet strategjik dhe do ta rishikojë pse "Epoka e artë" kino-britanike për Londrën është një zgjedhje me vlerë afatgjatë.

Bota po ndryshon, edhe Kina. Kina nuk është Kina që ka qenë. Britania pas "Brexit"-it duhet të intensifikojë lidhjet e saj me vendet e tjera të botës. Zhvillimi i marrëdhënieve kino-britanike faktikisht përcaktohet nga prirja dhe logjika e brendshme. Londra nuk ka fuqi e vullnet për ta ndryshuar linjën logjike. Është e dukshme që ajo ende nuk është e gatshme për t'u bërë një "kryengritëse" vendimtare për të ristrukturuar rendin botëror, por ka dëshirë të lundrojë mbi dallgët, duke realizuar arritje maksimale që përputhen me interesat e vendit.

Kina e respekton shumë Britaninë e Madhe, gjithashtu respekton dhe ngul këmbë në parimet e saj. Përpjekjet e Kinës kanë qenë për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Pekini mirëpret çdo rregullim pozitiv në favor të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat mund të bëhennjë shembull unik diplomatik i "bashkëpunimit harmonik pavarësisht dallimeve" për bashkësinë ndërkombëtare.

Qëndrim i May-it për nismën "Një brez, një rrugë" është pikë e veçantë që tërheq vëmendjen e mediave perëndimore. Në përgjithësi, "Një brez, një rrugë" po zhvillohet mbarë. Shumica e vendeve europiane tregojnë qëndrim pozitiv ndaj kësaj nisme. Edhe autoritetet britanike janë shprehur disa herë që "Një brez, një rrugë" është një mundësi e mirë për Britaninë dhe përputhet me interesat e saj kombëtare. Nëse do të arrijë t'i nxisë marrëdhëniet me Kinën në një nivel më të lartë në "Epokën e artë", kjo varet nga ajo nëse Britania do të fokusohet apo jo vetëm tek interesat e veta dhe nuk të ndikohet nga "zhurmat" e tjera.

Pritet që vizita e May-it të forcojë bindjen për "Epokën e artë" të marrëdhënieve kino-britanike dhe të pasurojë përmbajtjen e saj.

(Marrë nga Huanqiu.com, përktheu Wang Xianya)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore