Si është Kina në sytë e qytetarëve të vendeve të tjera?

2018-01-09 14:25:48 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten e kaluar u publikua në Pekin raporti "Sondazhi Global për Imazhin Kombëtar të Kinës 2016-2017" (në versione në gjuhën kineze dhe gjuhën angleze). Ky raport, i realizuar bashkërisht nga Qendra për Studimin e Komunikimit Ndërkombëtar dhe angjencia e sondazheve "Kantar Millward Brown and Lightspeed", bazohet në sondazhin e 5-të global mbi imazhin kombëtar të Kinës. Cilat aspekte u interesojnë më shumë "fansave" të Kinës? Cilat janë pikat më tërheqëse në këtë sondazh? Le të shohim raportin.

Nga ky raport del se, pas vitit 2016, në opinionin ndërkombëtar është përmirësuar më tej përshtypja për imazhin e përgjithshëm të Kinës dhe vlerësohet pozitivisht paraqitja e saj në çështjet e brendshme dhe të jashtme. Të anketuarit kanë besim te zhvillimi i ardhshëm i Kinës dhe parashikojnë se Kina do të bëhet shpejt ekonomia më e madhe në botë.

Le të shohim të dhënat konkrete.

"Përshtypjet e përgjithshme për Kinën" mori 6.22 pikë (nga 10 të mundshme). Kjo shifër vijon prirjen e rritjes së vogël vitet e fundit. Vendet në zhvillim kanë përshtypje më të mira për Kinën në krahasim me vendet e zhvilluara, por pikët nga vendet e zhvilluara patën një rritje më të madhe në krahasim me ato në zhvillim. Kina vlerësohet kryesisht për kontributin në qeverisjen globale dhe qeverisjen e brendshme, veçanërisht në fushat tekniko-shkencore dhe ekonomike. Në krahasim me të moshuarit, të rinjtë e huaj (në moshën 18-35 vjeçe) parapëlqejnë më shumë Kinën dhe janë më optimistë për të ardhmen e Kinës.

Të anketuarit në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim janë të një mendjeje se statusi ndërkombëtar i Kinës dhe ndikimi i saj në botë do të vazhdojnë të fuqizohen dhe se Kina do të kryesojë raundin e ri të globalizimit dhe të japë më shumë kontribut për qeverisjen globale. Përqindja e të anketuarve që parashikojnë se Kina do të bëhet ekonomia më e madhe në botë është ngritur ngradualisht nga 17 % në vitin 2013, në 20 % në 2014-n, 24 % në 2015-n dhe 33 % në 2016-n.

Në krahasim me sondazhet e kaluara, në sondazhin e fundit u shtuan tema të tilla me interes si Samiti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar për nismën "Një Brez, Një Rrugë", mekanizmi i BRICS-it, përvoja me kuzhinën kineze, mjekësinë e farmaceutikën tradicionale kineze etj. Ndër to, nisma "Një Brez, Një Rrugë" vlerësohet gjerësisht në vendet e tjera dhe është ngritur nga viti në vit përqindja e njohjes së saj. Në Indonezi dhe Indi, vende përgjatë "Një Brez, Një Rrugë", përmasa e njohjes së saj e kalon 40 %. Mbi 60% të të anketuarve janë të mendimit se Kina është aktive në mekanizmin e bashkëpunimit të BRICS-it dhe shpresojnë se Kina do të luajë një rol më pozitiv në të.

Në sytë e të anketuarve të huaj, kuzhina kineze, mjekësia e farmaceutika tradicionale kineze dhe hekurudha e shpejtësisë së lartë kanë vazhduar të bëhen pikat më tërheqëse në imazhin kombëtar të Kinës. A mund të përfytyrohet se afro 80% e të anketuarve kanë shijuar kuzhinën kineze dhe 72 % prej tyre e vlerësojnë pozitivisht. 30% e të anketuarve kanë pasur kontakte me mjekësinë dhe farmaceutikën tradicionale kineze dhe 64% prej tyre i vlerësojnë pozitivisht ato. 59 % e të anketuarve u shprehën pozitivisht për aftësinë e Kinës në novacionin teknologjik dhe kjo përqindje e të anketuarve nga vendet në zhvillim arriti në 71%. Hekurudha me shpejtësi të lartë është suksesi teknologjik kinez që njihet më shumë nga bota (33%), pasuar nga teknologjia e fluturimeve hapësinore me kozmonaut (19%) dhe superkompjuteri (16%).

Kina është bërë edhe vendi ku dëshirojnë të shkojnë shumë të huaj. Nga të dhënat e raportit, afro 30% e të anketuarve kanë plan të shkojnë në Kinë për të studiuar, punuar ose udhëtuar në tre vjetët e ardhshëm. Ky tregues arrin në 40 % ndër të anketuarit në vendet në zhvillim, veçanërisht në Indonezi, Arabinë Saudite, Indi dhe Rusi. Qytetet që të anketuarit kanë më shumë dëshirë të vizitojnë janë përkatësisht Pekini, Hong-Kongu dhe Shangai.

Më në fund, le të shohim treguesit lidhur me "Made in China". Pesë markat që janë më të njohura për të anketuarit janë me radhë: "Lenovo", "Huawei"," Alibaba", "Air China" dhe "Bank of China". Në krahasim me sondazhin e vitit 2015, "Bank of China" dhe marka e automobilave "BYD" janë bërë më të njohura. Por njëkohësisht, mbi 60 % e të anketuarve shprehën shqetësim për cilësinë e produkteve kineze, përqindje kjo e njëjtë me atë të vitit 2015. Në krahasim me të moshuarit, brezi i ri ka më shumë besim te markat kineze. (Wang Lei)

Mrekulli