Dialogu ndërpartiak dhe "modeli i Kinës" në sytë e studiuesit kinez

2017-12-05 14:27:35 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 30 nëntor deri më 3 dhjetor u mbajt në Pekin Takimi i Nivelit të Lartë "Partia Komuniste e Kinës në Dialog me Partitë Politike të Botës". Në këtë veprimtari merrnin pjesë përfaqësues nga afro 300 parti të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe tre partitë kryesore shqiptare: Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, njëkohësisht edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbajti fjalën e rastit në ceremoninë e hapjes, ku propozoi që dialogu të institucionalizohet dhe të shndërrohet në platformë të nivelit të lartë të dialogut politik me përfaqësim të gjerë dhe ndikim botëror.

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, njëkohësisht edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbajti fjalën e rastit në ceremoninë e hapjes

Zheng Yongnian, drejtori i Institutit të Studimeve të Azisë Lindore pranë Universitetit Kombëtar të Singaporit, shpreh në një intervistë mendimet e tij rreth kësaj ngjarjeje dhe "modelit kinez" që u përmend nga kreu i shtetit kinez Xi Jinping në fjalimin e tij.

Ç'është Takimi i Nivelit të Lartë "Partia Komuniste e Kinës në Dialog me Partitë Politike të Botës"?

Zhang Yongnian: Ekzistojnë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe shumë platforma shkëmbimi ndërmjet vendeve sovrane; Organizata Botërore e Tregtisë, samitet ose forumet e ndryshme janë platforma për shkëmbimet e kapitaleve dhe ato ekonomike; ka edhe mekanizma për të nxitur shkëmbimet njerëzore dhe të organizatave joqeveritare. Mirëpo nuk ka shumë platforma ndërpartiake, ende mungon një mekanizëm botëror. Partia Komuniste e Kinës (PPK) dhe Departamenti Ndërkombëtar i PKK-së po merret me një veprim të rëndësishëm novator. Partia Komuniste e Kinës është partia me numrin më të madh të anëtarëve në botë dhe me një histori të gjatë. Nën orientimin e PKK-së, Kina është shndërruar në ekonominë e dytë të botës. Këto fakte tërheqin kuriozitetin e partive të ndryshme të botës.

Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping përmendi në fjalën e tij që "ne nuk 'importojmë' modelin e vendeve të tjera, nuk 'eksportojmë' modelin e Kinës, nuk kërkojmë nga vendet e tjera të 'kopjojnë' modelin e Kinës". Si interpretohet fjalia e tij?

Zhang Yongnian: Mediat perëndimore priren të mendojnë që, pas fuqizimit, Kina do ta eksportojë modelin e vet të zhvillimit dhe t'i detyrojë vendet e tjera të ndjekin rrugën e zhvillimit të Kinës. Ky mendim ka lindur sipas logjikës dhe praktikës së vetë Perëndimit, jo nga realiteti. Një shembull është që para disa kohësh, mediat perëndimore thanë që Kina po praktikon "kolonializmin e ri" dhe "imperializmin e ri" në Afrikë. Një gjykim i tillë nuk përputhet me realitetin. Dihet se prej kohësh mendësia tipike e Perëndimit është "Unë jam më i miri, prandaj të tjerët duhet të mësojnë nga unë". Në fakt, rruga e zhvillimit të një partie nuk ka fund të historisë, as fund të evolucionit, por është vazhdimisht në ndryshim e sipër. Nga një aspekt tjetër, shprehja që "nuk 'eksportojmë' modelin e Kinës" nënkupton që pala kineze është e vetdijshme që ekziston "modeli i Kinës". I ashtuquajturi "model kinez" është model i hapur, i bazuar në të mësuarit nga përvoja e suksesshme e Japonisë, ShBA-së, Singaporit dhe Hong-Kongut të Kinës. Në fjalimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping shpjegoi që pushteti i Partisë Komuniste të Kinës i ka rrënjë në gjenet kulturore të kombit kinez. "Ndryshimi" është i programuar në këtë gjene të rëndësishme kulturore. I njëjti subjekt ndryshon në kohë të ndryshme.

Çfarë mund të mësojnë partitë e botës nga Kina?

Zheng Yongnian: Partia është e përbërë nga një grup njerëzish, zakonisht nga njerëzit më të dalluar dhe përparimtarë të shoqërisë. Siç ka qenë traditë, shumë nga partitë e tanishme në Perëndim kanë lindur si "klube" elite. Kur demokracia e elitës u shndërrua gradualisht në demokraci të masave, partitë perëndimore filluan të shthuren. Parti të tilla filluan të theksojnë identitetin e tyre kur ka zgjedhje. Parti të tjera, pasi marrin pushtetin, nisin të shkëputen nga klasa ku kanë lindur dhe formojnë një klasë të veçantë. Fakte të tilla patjetër krijojnë probleme. Partia duhet të jetë sintetike dhe gjithëpërfshirëse, të luajë rol integrues në shoqëri. Mao Ce Duni ka thënë se Partia Komuniste e Kinës duhet të "vijë nga masat dhe të bashkohet me masat ". Edhe deri më sot, liderët e Partisë Komuniste e theksojnë këtë parim. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore