Plani i Kinës për zhvillimin e ardhshëm

2017-10-27 16:28:36 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste të Kinës, u shpall plani i zhvillimit të vendit në dekadat e ardhshme, gjë që është bërë fokus i vëmendjes së opinionit botëror. Me këtë plan, Kina është nisur drejt një epoke të re.

Në seancën e hapjes së Kongresit më 18 tetor, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror Xi Jinping tha se "afatet kryesore të planit do të jenë koordinatat e punës sonë".

Tre afatet më të rëndësishme janë:

Së pari, nga sivjet deri në vitin 2020, d.m.th. një vit përpara 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës, do të realizohet në mënyrë të gjithanshme objektivi i një shoqërie relativisht e begatë.

Së dyti, gjatë 15 vjetëve nga viti 2020 deri në 2035, do të realizohet në përgjithësi modernizimi i socializmit.

Së treti, gjatë 15 vjetëve nga viti 2035 deri në mesin e këtij shekulli, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës, do të realizohet objektivi i krijimit të një vendi të fuqishëm e modern socialist, të begatshëm, demokratik, të qytetëruar, harmonik dhe të bukur.

Në seancën e mbylljes të Kongresit të 19-të të martën, presidenti Xi Jinping përmendi edhe tre afate të tjera: "Partia Komuniste e Kinës është krijuar 96 vjet më parë, Republika Popullore e Kinës u shpall para 68 vjetësh, ndërsa Reforma e Hapja po zbatohen prej 39 vjetësh. Në këtë epokë të madhe, jemi shumë krenarë dhe gjithashtu kemi përgjegjësi të madhe."

Në konferencën për shtyp të anëtarëve të Komitetit të Përhershëm të ri të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së të mërkurën, katër afate kanë tërhequr interes:

Në vitin 2018 do të jetë 40-vjetori i fillimit të Reformës e Hapjes. Reforma e Hapja janë një hap kyç, që vendosi fatin e Kinës moderne. Rilindja e kombit kinez do të realizohet patjetër gjatë procesit të Reformës e Hapjes.

Në vitin 2019 do të kremtohet 70-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës, kur Kina do të bëhet më e lulëzuar.

Në vitin 2020, Kina do të realizojë në mënyrë të gjithanshme objektivin e krijimit të një shoqërie relativisht të begatë, ku i gjithë populli kinez, pa përjashtim, do të ketë një jetë të begatshme. Jeta e popullit kinez do të jetë më e mirë vit pas viti.

Viti 2021 do të jetë 100-vjetori i krijimit të Partisë Komuniste të Kinës, kur kjo parti me energji të madhe pozitive do ta nxitë më përpara zhvillimin e Kinës.

Filozofi Francis Bacon ka thënë: "Koha është reformatorja më e madhe". Në Kinë, kjo "reformatore" mishërohet në afatet e zhvillimit dhe në koordinatat e punës së 1.3 miliardë kinezëve.

Ëndrra Kineze i përket çdo kinezi. Në valën e përparimit të vendit, çdo pjesëtar i kombit kinez është një pikë uji, duke qenë njëkohësisht pjesëmarrës, por edhe dëshmitar i historisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore