"Supergruaja" Angela Merkel, lëvdata të merituara dhe tolerancë ndaj kritikave

2017-09-29 16:05:29 CRI Komenti juaj Printoni

Titulli "Supergrua" nr. 1 në botën e sotme, i përket patjetër kancelares së Gjermanisë Angela Merkel. Disa ditë më parë, ajo fitoi përsëri në zgjedhjet parlamentare në Gjermani dhe nisi mandatin e saj të 4-t të qeverisës. Përballimi me sukses i krizave të herëpashershme e bën një evropiane e pamungueshme.

Merkeli vjen nga Gjermania Lindore, ish-pjesë e kampit sovjetik, por është bërë tashmë udhëheqëse e vendeve perëndimore. Ndoshta kjo është çudia e botës. Sot, me veprimet devijante të Donald Trump-it, Merkeli thuajse është shpresa e vetme e Perëndimit. Siç u shpreh ish-sekretari amerikan i Shtetit Henri Kisinger: "Merkeli është shprehja e përkryer e kohës së saj".

Ajo duket sikur lind për politikën. Helmut Kohl e zbuloi dhe e çoi në qarqet politike, pavarësisht "ajo nuk di fare politikën", ashtu si "nuk di kurrë përdorimin me thikë e pirun". Në vitin 1999, ajo goditi Kohl nga kurrizi, më vonë ajo mundi rivalin Wolfgang Schauble dhe u bë kancelare. Ajo nuk u mbet në mosmarrëveshjet e mëparshme dhe fill pas ardhjes në fuqi, emëroi Schauble si ministër i Financave.

Gazeta "Financial Times" e vlerëson kështu këtë "supergrua":

Kur shpërtheu kriza e euros, Merkeli dinte shumë pak degën bankare. Ajo reagoi si pjesa dërrmuese të gjermanëve: nuk beson "spekulatorët" në treg, por beson ndërmarrjet. Ajo vetëmësonte shkencën bankare dhe zbulonte e dëshpëruar se ekonomistët, ndryshe nga fizikanët, i dhanë asaj analiza të gabuara. Ndërlikueshmëria nuk e tremb. Në fund të fundit, ajo e kujton veten se si fizikane, ajo di mirë integral.

Ajo është e aftë në kontrollin e krizave të huaja që interferojnë në qetësinë e Gjermanisë: kriza financiale, kriza e euros, kriza e Krimesë si dhe kriza e tanishme e Trumpit, pra quhet "komanduese e zjarrfikësve të Evropës". Merkeli është mendimtare e shkathët dhe e adaptueshme. Asaj i pëlqeqën kompromis, i cili është mjeshtri themelor i qarqeve politike të Gjermanisë dhe madje Evropës.

Ajo e çmon lirinë që individi vendosi drejtimin e jetës. Në tetor të vitit 2015, kur kryeministri i atëhershëm i Hungarisë Viktor Orban e propozoi Gjermaninë në Samitin e BE-së të krijonte murin e ndarjes, Merkeli ra në heshtje për një moment dhe pastaj tha: "Kishte jetuar për një kohë të gjatë prapa murit të ndarjes. Nuk shpresoj të veproj kështu edhe një herë." Për të mirëpritur refugjatë, Merkeli përdori edhe burimet e saj politike. Por tani ajo e quan pranimin e refugjatëve "one-off". Berlini nuk do të durojë përsëritjen e një pranimi të tillë.

Përcaktimi i pozicionit të saj është zgjeruar gjithnjë e më tej, nga lideri i Gjermanisë në liderin e Evropës dhe në liderin e Perëndimit. Por në këtë kuadër, Merkeli është prapëseprapë Merkel.

Çdo mbrëmje, ajo kthehet në apartamentin e saj të thjeshtë në një goditë 4-katëshe në Ishullin Muze të Berlinit. Në derën e apartamentit shkruhet mbiemri i bashkëshortit: "Profesor Dr. Sauer".

Gjatë 12 vjetëve të karierës si kancelare, Merkeli u shfaq në kapakun e revistave për herë të panumërta, duke u respektuar, por edhe u tallur. Por ajo e ka përballuar me tolerancë dhe asnjëherë u zemërua. Ndoshta kjo është temperamenti dhe forca e veçantë tërheqëse e Merkelit.

Evropa u rrëzua. Britania, Greqia, Italia e Franca janë rrëzuar totalisht, por vetëm Germania është rritur e pa lëkundje. Kjo diferencë pasqaron suksese të Merkelit. Pra në kapakun e siprëm titullohet "Një grua që i sundon ata".

Aktualisht Merkeli është bërë femra më me autoritet në kontinentin evropian. Si të hedhë hapin e ardhshëm ajo?

Në vitin 2015 Merkeli u bë personalitet vjetor i revistës "Times". Kryeredaktori i "Times" Gibbs u shpreh në një deklaratë se megjithse kriza në BE "u dha njerëzve arsye nëse kjo organizatë do të ekzistojë më", por 61 vjeçarja Merkel "doli përpara dhe u bë persona e pamungueshëm". Merkeli ishte femër individe që fitoi e para këtë nder pas zonjës Akuino në vitin 1986.

Edhe Merkeli ka pësuar tepër shumë tallje. Gjatë krizës së Greqisë, ajo këmbënguli rreptësisht disiplinën e ndihmës dhe refuzoi kërkesat e tepruara të Greqisë, si pasojë ajo u sha nga liderët grekë si naciste. Revista gjermane "Der Spiegel" botoi me vetëtallje këtë satirë, ku Merkeli doli fotografi së bashku me një tufë oficerësh nacistë që porsa pushtojnë Greqinë.

Vitin e kaluar, revista franceze e satirave "Charlie Weekly" i bëri shaka Merkelit, me një kapak me Merkelin e ulur në banjë me revistën në dorë. Një tallje e tillë nuk pranohet qetësisht një pjesë liderësh. Por Merkeli nuk foli asnjë fjalë. Sigurisht, për këtë revistë që pësoi sulmin terrorist si pasojë e sfidimit të profetit Mohamed, kjo satirë politike për Merkelin është brenda kufirit.

Evropa hapi faqen e re me fillimin e mandatit të ri të Merkelit si kancelare. Në sajë të udhëheqjes së saj, Gjermani është bërë qendër e padiskutueshme të Evropës. Evropa e Merkelit dhe ShBA-ja e Trumpit po ecin në drejtime të kundërta. Në botën e sotme në ristrukturim, ajo luan një rol kyç.(Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore