Mobike paraqet nismën për "Ditën Botërore të Çiklizmit"

2017-09-16 10:33:45 CRI Komenti juaj Printoni

Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara, bashkërisht me kompaninë kineze të biçikletave të përbashkëta, Mobike prezantuan të mërkurën nismën për "Ditën Botërore të Çiklizmit" më 17 shtator, nëpërmjet së cilës promovojnë konceptin e "ndryshimit të qytetit me çiklizëm" , duke nxitur përdorimin sa më të madh të biçikletave nga qytetarët.

Gjatë dy vjetëve të fundit, koncepti !biçikleta e përbashkët" është bërë gradualisht pjesë e përditshmërisë së kinezëve, duke zgjidhur vështirësitë e qarkullimit të shumë njerëzve. Krahasuar me autobusin apo metronë, ku ka shumë udhëtarë, biçikleta e përbashkët është pritur mirë nga gjithnjë e më shumë njerëz, me karakteristikat e saj elastike dhe mjedismbrojtëse.

"Disa destinacione nuk gjenden pranë stacionit të autobusit apo të metrosë, por nuk janë të largëta. Përdorimi i biçikletave të përbashkëta është mjaft komod dhe i mirë për parkim. Nuk shpenzoj shumë dhe është një formë e stërvitjes fizike." u shpreh një pekinas.

"Mund të gjej shumë lehtë një biçikletë e përbashkët kudo nëpër qytet, nëpërmjet aplikimit APP të celularit, kështu zgjidhet problemi i komunikacionit brenda tre kilometrave."

Si drejtues i biçikletës inteligjente të përbashkët në mbarë globin, CEO i Mobike-ut Wang Xiaofeng tha se qysh nga prilli i vitit 2006, kur biçikleta e parë Mobike nisi të funksiononte u fut në funksionim në Shangai, tani kompania e tij ka hedhur në qarkullim 7 milionë biçikleta inteligjente të përbashkëta në 180 qytete të 8 vendeve të botës, duke u shërbyer mbi 100 milionë përdoruesve të regjistruar në mbarë globin, të cilët realizojnë mesatarisht 25 milionë udhëtime me biçikletën në ditë.

"Gjatë mbi 500 ditëve të kaluara, ne kemi ofruar shërbimet Mobike në 180 qytete, duke përfshirë 9 qytete jashtë Kinës. Të gjithë përdoruesit e Mobike kryen me biçikletë të përbashkët gjithësej 5.6 miliardë kilometra. Një distancë që po të kryhej me automjete, do të shkarkonin 1.26 milionë tonë karbon, shifër kjo e barabartë me vëllimin e shkarkimit të 350 mijë veturave, gjatë një viti." shpjegoi Wang Xiaofeng ,CEO-ja e Mobike-ut.

Për të promovuar më tej ndikimin në mbrojtjen e mjedisit, Mobike nënshkroi më 13 shtator memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin strategjik me Programin e Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, duke paraqitur nismën "Dita Botërore e Çiklizmit më 17 shtator", ku apelohet për përdorimin e biçikletave dhe pakësimin e trafikut dhe të ndotjes së ajrit.

Lidhur me këtë, Wang Xiaofeng tha: "Jemi të lumtur që propozuam 'Ditën Botërore të Çiklizmit' bashkërisht me Programin e Mjedisit të Kombeve të Bashkuara dhe me Institutin Kërkimor të Burimeve Botërore. Po përpiqemi të nxitim sa më shumë përdorimin e biçikletave në vend të automjeteve, për destinacione të shkurtëra. Për këtë duhet të përpiqemi të gjithë."

Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB dhe njëherësh drejtori ekzekutiv i Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, Erik Solheim është i mendimit se sot smogu është bërë një problem i madh, që dëmton shëndetin e njeriut dhe sipas të dhënave statistikore, ndër burimet e smogut, shkarkimi i automjeteve zë përqindjen më të madhe dhe në këtë situatë, lindja e Mobike përputhet me prirjen e mbrojtjes së mjedisit.

"Para dy vjetëve asnjëri nuk kishte konceptin e biçikletës së përbashkët, por Mobike dhe disa kompani të tjera bënë novacion në këtë drejtim. Duke përdorur teknologjinë e informacionit, ata krijuan nocionin e biçikletës së përbashkët, që mund të gjeni kudo dhe ta përdorni e ta parkoni lehtësisht. Gëzohem që nisma e sotme është në favor të mjedisit. Me zhvillimin e kompanive të biçikletës së përbashkët, mjedisi ynë do të bëhet gjithnjë e më i mirë, pra është një projekt për zgjidhjen e ndotjes së mjedisit." tha plot besim z. Erik Solheim.

Sipas raportit të publikuar nga Qendra Kërkimore e Ekonomisë së Përbashkët e Kinës, deri në korrik të këtij viti, kompanitë kineze të biçikletës së përbashkët kanë futur në treg 16 milionë biçikleta të përbashkëta, duke krijuar 100 mijë vende pune. Në Kinë, numri i përdoruesve të biçikletës së përbashkët kalon 106 miliardë, duke zënë 14.11% të numrit të përgjithshëm të përdoruesve të internetit në Kinë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore