Pse Koreja e Veriut ndjek rrugën e disponimit të armëve bërthamore?

2017-09-08 11:22:51 CRI Komenti juaj Printoni

Në komunitetin ndërkombëtar ka pasur një keqkuptim që Kina është në gjendje ta modelojë qëndrimin e Koresë së Veriut në problemin bërthamor. Edhe shumë kinezë mendojnë gabimisht se Kina mund ta kontrollojë Korenë e Veriut dhe se diplomacia kineze dështon me pasjen nga ky vend të armëve bërthamore, pa përfillur kundërshtimin e Kinës për këtë çeshtje.

Këto keqkuptime e kanë burimin te ndihma ushtarake e Kinës ndaj Koresë së Veriut në Luftën e Rezistencës ndaj ShBA-së në vitet '50 të shekullit të kaluar, sipas së cilës ide Kina duhet të ruajë një farë ndikimi ndaj këtij vendi, por edhe për faktin se Kina dhe Koreja e Veriut janë vende socialiste. Supozohet se Kina është më e fuqishme se Koreja e Veriut dhe i ka dhënë pandërprerë ndihmë, pra është në gjendje ta bindë dhe ta "drejtojë" atë, ashtu siç drejton ShBA-ja Korenë e Jugut.

Të gjitha këto supozime krijojnë një ide të paqartë por kokëfortë që Kina duhet të jetë "vëlla i madh" autoritar i Koresë së Veriut, ndërkohë që një sërë gabimesh diplomatike shkaktojnë "daljen nga binari " të Koresë së Veriut.

Këto supozime zmadhojnë forcën ndikuese të Kinës ndaj Koresë së Veriut. Kina me të vërtetë ka ndikuar në Gadishullin Korean gjatë historisë, por Republika Popullore e Kinës dhe Republika Demokratike Popullore e Koresë nuk kanë pasur asnjëherë marrëdhënie midis "vëllait të madh" dhe " të vogël". Edhe gjatë Luftës kundër ShBA-së, kur Kina dhe Koreja e Veriut luftonin krah për krah dhe trupat vullnetare të popullit kinez luajtën rol vendimtar në luftën në Gadishullin Korean, "vëlla i madh politik" i Koresë së Veriut ishte ish Bashkimi Sovjetik, jo Kina. Në atë periudhë ish-Bashkimi Sovjetik ishte "vëllai i madh" i Kinës.

Pas Luftës kundër ShBA-së kur ndihmuan Korenë e Veriut, trupat vullnetare kineze u kthyen në atdhe në vitin 1958 dhe përfaqësuesit kinezë u larguan nga Panmunjom në vitin 1994, kështu qysh nga ajo kohë Kina tërhoqi të gjitha ndikimet ushtarake në Korenë e Veriut.

Kina dhe Koreja e Veriut janë vende socialiste, por qysh nga reforma e hapjes së Kinës, dy vendet kanë ndjekur rrugë të ndryshme zhvillimi. Rruga e re ristrukturon njohjet e Kinës për botën dhe ky vend i lashtë hapi dyert ndaj gjithë botës, kurse Koreja e Veriut është zhytur ende në strukturën e vjetër, nën presionin e aleancës amerikano-koreanojugore. Kina vendosi marrëdhënie diplomatike me Korenë e Jugut në vitin 1992, ngjarje që tronditi Korenë e Veriut.

Kina zhvilloi shumë shpejt ekonominë e tregut dhe u bë ekonomia e dytë e botës. Gjatë këtij procesi, marrëdhëniet ekonomike kino-koreanoveriore janë marketizuar gradualisht. Kina ruan një pjesë të ndihmës ndaj Koresë së Veriut, por të ashtuquajturat "ndihma masive" janë thjesht imagjinatë e një pjese të vogël njerëzisht. Ndërtimi i infrastrukturës dhe zhvillimi i teknologjive të larta nuk varen nga Kina dhe Kina nuk është "sponsori" i ekonomisë së Koresë së Veriut, as monopolisti i teknologjive e zhvillimit të këtij vendi.

Deri në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar, kur shpërtheu kriza e parë bërthamore e Gadishullit Korean, forca e Kinës ishte më e vogël se ajo e Rusisë, Britanisë dhe Francës dhe nuk ishte në gjendje ta drejtonte çështjen e Gadishullit. Zhvillimi ka qenë detyra e parë e Kinës dhe Kina nuk ka patur mundësi t'i ofrojë Koresë së Veriut strehë, ashtu si ShBA-ja ndaj Izraelit.

Pas Luftës kundër ShBA-së, Koreja e Veriut është bërë gradualisht një vend me autonomi dhe pavarësi të lartë dhe pavarësia e saj është më e lartë se e ish-vendeve të Evropës Lindore të Traktatit të Varshavës. Kina dhe Koreja e Veriut kanë ruajtur një raport të barabartë. Potenciali i Kinës, që është në rritje , nuk përbën faktor vendimtar në marrëdhëniet kino-kreanoveriore dhe Koreja e Veriut nuk shpreson të zgjidhë çështjen e sigurisë mbështetur te forca e Kinës. Duke iu referuar mësimeve nga "përmbysja e disa vendeve të vogla pa armë bërthamore", Koreja e Veriut filloi të ndjekë rrugën e gabuar dhe ekstreme të vetëmbrojtjes me armë bërthamore.

Para fuqizimit të vendit, Kina humbi rastin për ristrukturimin e Gadishullit Korean. Disponimi i armëve bërthamore nga Korea e Veriut vjen nga presioni ushtarak i ushtruar prej kohësh nga ShBA-ja dhe Koreja e Jugut. Këtë vendim e mori Koreja e Veriut para shumë kohësh dhe i gjithë vendi është vënë në shërbim të zotërimit të aftësisë së goditjes bërthamore me rreze të gjatë. Në krahasim me këtë vendim të Koresë së Veriut, ishte i vonshëm vendimi i Kinës për të ndryshuar Korenë e Veriut.

Disponimi i armëve bërthamore nga Koreja e Veriut është pasojë e gjeopolitikës së shtrembëruar të Azisë Verilindore. Koreja e Veriut dhe ShBA-ja duhet të mbajnë pjesën e madhe të përgjegjësisë. Disa njerëz mbivlerësojnë forcën e Kinës në situatën e Gadishullit Korean dhe nuk kuptojnë qartë strukturën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe nxjerrin konkluzione të gabuara se diplomacia dështon në marrëdhëniet me Korenë e Veriut. Në fakt, në trazirën e Gadishullit, asnjë palë nuk është fituese. Koreja e Veriut aktualisht pëson humbjen më të madhe dhe problemi bërthamor i sa është jashtë kontrollit të ShBA-së dhe Koresë së Jugut. Në këtë kuadër, Kina duhet të përballojë gjendjen reale dhe të përpiqet për një rezultat "më pak negativ ".

Është një iluzion joprofesionist që një politikë e drejtë e Kinës do të krijojë një gjendje të re në Gadishullin Korean. Gjithashtu është e pa bazë që ShBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia i kërkojnë Kinës të ushtrojë presion ndaj Koresë së Veriut. Zgjidhja e problemit bërthamor të Gadishullit Korean duhet bazuar në përpjekjet konkrete dhe afatgjata. Të gjitha të ashtuquajturat "metoda të shpejta" janë si përrallat e 1001 neteve. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore