Pse ShBA-ja nuk i tërheq trupat nga Afganistani?

2017-08-25 16:36:47 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi papritur në televizion se ShBA-ja nuk do të pranojë tërheqjen e trupave nga Afganistani. Ai u bëri thirrje gjithashtu Indisë dhe Pakistanit të kontribuojnë më shumë në zgjidhjen e problemit të Afganistanit.

Fjalimi i tij u mbajt më 21 gusht në Shtetin Virgjinia, ku sapo kishin ndodhur trazira.

Dihet nga të gjithë se Trump ka kundërshtuar pjesën dërrmuese të politikave të qeverisë së drejtuar nga Obama, megjithatë, gjatë fushatës zgjedhore ai kundërshtoi shtimin e trupave në Afganistan dhe Irak, sepse sipas tij " SHBA-ja nuk duhet të paguajë për sigurinë e vendeve të tjera".

Atëherë, çfarë ndikoi në ndryshimin e qëndrimit të presidentit Trump, lidhur me praninë e trupave amerikane në këtë vend "varr i perandorive"?

Varri i perandorive

Në Afganistan, trupat amerikane kanë vazhduar luftimet për 16 vjet me radhë, duke shënuar luftën më të gjatë në historinë e ushtrisë amerikane.

Afganistani, i cilësuar si "varri i perandorive", ndodhet në zonën mes Azisë Qendrore, Azisë Jugore dhe Azisë Perëndimore, me një pozicion shumë të rëndësishëm strategjik. Përgjatë historisë, në këtë zonë kanë mbetur gjurmët e Rusisë cariste, perandorisë Mughal të Indisë dhe perandorisë britanike. Termi i njohur "Loja e Madhe" (Great Game) vjen pikërisht nga konkurrenca strategjike midis Rusisë cariste dhe perandorisë britanike, nga mesi i shekullit të 19-të deri në fillim të shekullit të 20-të në zonën me qendër Afganistanin. Qëllimi i rivalitetit të tyre ishte kontrolli i Azisë Qendrore.

Afganistani shpalli pavarësinë pas tre luftrave për rezistencë kundër agresionit britanik. Pas vitit 1979, Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin dhe për këtë luftë, që zgjati afro 10 vjet ish-Bashkimi Sovjetik shpenzoi shumë e madje, madje kjo u konsiderua si një nga shkaqet e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dy vjet pas tërheqjes nga Afganistani. Në periudhën e luftës kundër ish- Bashkimit Sovjetik, lindi në heshtje grupi i "xhihadistëve".

Kush i përgatiti xhihadistët për tiu kundërvënë ish -Bashkimit Sovjetik? Kjo tashmë dihet. Pas përfundimit të luftës, edhe pse nuk kishte agresorë të huaj, në Afganistan ndodhën luftra dhe trazira dhe populli i këtij vendi përketoi një gjendje shumë të vështirë, që u pasua nga lindja e Lëvizjes Talibane. Ky grup pushtoi me shpejtësi një pjesë të madhe të territoreve afgane dhe krijoi "Emiratin Islamik të Afganistanit". Kjo ngjarje nxiti fundamentalistët në botën islame dhe me këtë prirje u fuqizuan organizatat terroriste si al-Kaeda si dhe ekstremizmi fetar në mbarë botën.

Tërheqja e ish-Bashkimit Sovjetik

Historia e mëvonshme është pak e njohur për ne. Mbrotja e kreut të organizatës al-Kaeda Ben Laden nga Lëvizja Talibane provokoi dërgimin e menjëhershëm të trupave amerikane në Afganistan më 7 tetor 2001, kur shpërtheu lufta kundër terrorizmit me moton "Liria e gjatë". Kështu ShBA-ja u bë zyrtarisht një nga palët në çështjen e Afganistanit. Në fund të vitit 2014, NATO-ja përfundoi misionin luftarak në këtë vend dhe tërhoqi trupat kryesore, duke dislokuar atje 13 mijë ushtarë. Qysh nga 1 janari 2015, këto trupa të mbetura të NATO-s përgjigjen kryesisht për përgatitjen e forcës kombëtare të sigurisë së Afganistanit.

Nga historia e sipërme shihet se problemet në Afganistan kanë të bëjnë me disa palë, pra është vështirë të zgjidhen.

Problemi kryesor

Aktualisht cili është problemi kryesor në Afganistan?

Qysh nga viti 2014, kur u zhvillua fushata e zgjedhjeve presidenciale, Afganistani kërcënohet nga shpërthimi i trazirave serioze midis fiseve. ShBA-ja ndërhyri në zgjedhje dhe u formua "qeveria e bashkimit kombëtar".

Megjithatë, problemi i sigurisë ka mbetur i pazgjidhur, duke qenë një problem mjaft i rëndësishëm për vendin. Pas tërheqjes së NATO-s, Lëvizja Talibane përfitoi nga rasti për të sulmuar forcat qeveritare. Militantë të Shtetit Islamik kanë hyrë në Afganistan që nga shtatori i vitit 2014 dhe janë numri i tyre është rritur ndjeshëm Ndërkohë është ulur aftësia kontrolluese e qeverisë afgane.

Nga raporti tremujor i vëzhgimit të veçantë nga ShBA-ja për rindërtimin e Afganistanit del se në fund të janarit 2016, qeveria afgane kishte në kontroll vetëm 70.5% të territorit të vendit, ndërsa aktualisht kjo është ulur në 59.7%. Rajonet që nuk janë në kontrollin e qeverisë, mbahen nga organizatat terroriste ose janë në anarki. Sipas të dhënave statistikore të OKB-ës, në vitin 2016, 11418 civilë u vranë si pasojë e konflikteve në Afganistan, shifër kjo rekord pas vitit 2009, ndërsa 61% e vrasjeve u kryen nga talebanët.

Afganistani përballet me një situatë shumë të vështirë. Përse Trumpi vendosi të vijojë dislokimin e trupave amerikane atje?

"Tërheqja e trupave amerikane do t'u krijonte hapësirë terroristëve." Kjo është gjetja e Trumpit. Ai tha se pas ardhjes në fuqi në Shtëpinë e Bardhë ,zbuloi pse kishte probleme më të ndërlikuara sesa përfytyronte. Sipas logjikës së tij, amerikanët nuk mund të sakrifikojnë kot në një luftë të vështirë 17-vjeçare në Afganistan, njëkohësisht ShBA-ja duhet të nxjerrë mësime nga gabimet në Irak. Për shkak të tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku u fuqizua Shteti Islamik. Shumë organizata terroriste në Afganistan përbëjnë mjaft kërcënim për sigurinë e ShBA-së dhe të aleatëve të saj. "Për sigurinë e Afganistanit duhet të përgjigjen afganët dhe përkrahja e ShBA-së nuk do të jetë e pafund", ka deklaruar presidenti amerikan Trump.

Por nëse e konsiderojmë qëllimin e Trumpit vetëm si luftë kundër terrorizmit, shpërfillim rëndësinë strategjike të Afganistanit për ShBA-në dhe për vendet e rajonit.

Strategjia

Rusia, India dhe Kina janë forcat në rajon, të cilave ShBA-ja u kushton vëmendje.

Rusia ka kontrolluar ose ka ndikuar në Azinë Qendrore qysh nga shekulli i 19-të, ndërsa Afganistani ka një linjë të gjatë kufitare prej mbi 2 mijë km me tre vendet të Azisë Qendrore, Turkmenistanni, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin. Në çeshtjen e sigurisë, Rusia ka luajtur një rol shumë të veçantë. Mjafton të kujtojmë se dislokimi më i madh ushtarak jashtë vendit i Rusisë ndodhet në Taxhikistan. Pas zgjerimit të forcës së Shtetit Islamik në Afganistan në vitin 2014, duke përfituar nga kërcënimet e tij , Rusia filloi bashkëpunimin me talebanët, për të garantuar sigurinë e rusëve në Afganistan, duke dobësuar në një farë mënyre ndikimin e ShBA-së në çështjen e Afganistanit.

Afganistani ka forcuar bashkëpunimin ekonomik edhe me Indinë, me rastin e keqësimit të marrëdhënieve me Pakistanin. Në maj të vitit 2015, Afganistani, Irani dhe India nënshkruan marrëveshjen e përdorimit të përbashkët të portit Qabahar të Iranit. Në shtator të vitit të kaluar, Irani i dorëzoi Indisë administrimin e një pjesë objekteve të portit.

Mekanizmi antiterrorist i katër vendeve (Afganistani, Kina, Pakistani dhe Taxhikistani) u formua në vitin 2016. Tre vendet e tjera të këtij mekanizmi janë vende fqinje në kufirin tokësor me Kinën dhe preken rëndë nga terrorizmi në territorin e vet. Njëkohësisht, këto vende ndodhen në Brezin Ekonomik përgjatë Rrugës së Mëndafshit, pra është e domosdoshme që Kina të ndërhyjë në bashkëpunimin e sigurisë në këtë rajon, pavarësisht se ShBA-ja nuk kënaqet për këtë.

Afganistani ndodhet në ndikimin e Kinës, Rusisë dhe të Indisë, tre forca strategjike shumë të rëndësishme për stabilitetin e Azi-Evropës dhe problemit të Afganistanit i kushtohet rëndësi nga të tre vendet. ShBA-ja, si vend jashtë këtij rajoni, e konsideron Afganistanin si pikëmbështetje e strategjive të saj në Lindjen e Mesme dhe në Azi-Paqësor. ShBA-ja nuk do të tërhiqet lehtësisht nga Afganistani, ku ka bërë shpenzime të mëdha, sepse vakuumi i kontrollit të këtij vendi pas largimit të ShBA-së do të zëvendësohet pa tjetër nga një fuqi tjetër dhe presidenti Trumo nuk e dëshiron këtë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore