Interesat kryesore të  përdoruesve kinezë të internetit

2017-08-11 15:27:52 CRI Komenti juaj Printoni

Deri në qershor 2017, numri i përdoruesve kinezë të internetit arriti në 751 milionë dhe përqindja e përhapjes së internetit ishte 54.3%, me një rritje 1.1% në krahasim me fundin e vitit 2016.

Qendra e Informacionit të Internetit e Kinës publikoi kohët e fundit "Raportin e të Dhënave Statistikore të Zhvillimit të Internetit në Kinë". Sipas raportit, ndër 751 milionë përdoruesit e internetit në Kinë, 724 milionë janë nëpërmjet celularit, pra është në ngritje e sipër përqindja e përdoruesve të celularit kundrejt përdoruesve të përgjithshëm të internetit. Cilat janë interesat kryesore të një numri kaq të madh të përdoruesve të internetit?

 Platformat e mesazheve

Ashtu si MSN në kompjuter 10 vjet më parë, tani në celularin e pothuajse çdo kinezi është instaluar "Wechat", një APP si "Whatsap" për mesazhe të shpejta. 692 milionë përdoruesit kinezë të internetit, ose mbi 90% e numrit të përgjithshëm, përdorin mesazhin e shpejtë, gjë që tregon se ka lloj mesazhi është bërë kyçi i përdorimit të telefonisë së lëvizshme, me epërsi të dukshme në krahasim me aplikime të tjera të celularit.

Në gjysmën e parë të vitit 2017, u rrit përqindja e përdorimit të internetit me celular dhe me televizor, në krahasim me fundin e vitit 2016, përkatësisht me 1.2 pika dhe 1.7 pika, duke arritur në 96.3% dhe 26.7%. ndërkohë, u ul përqindja e përdorimit të internetit me kompjuter, laptop dhe pad, përkatësisht në 55%, 36.5% dhe 28.7%.

Lajme nga interneti

Në Raport vihet në dukje se deri në qershor 2017, numri i lexuesve të lajmeve të internetit ishte 625 milionë, shifër kjo sa 83.1% e përdoruesve të përgjithshëm të internetit në Kinë, me rritje 1.7% në krahasim me fundin e vitit 2016.

Lajmet e internetit është një nga aplikimet e hershme të internetit në Kinë. Me kalimin e kohës, shërbimi i lajmeve në internet u shndërrua nga modeli i mbledhjes e shpërndarjes së lajmeve në platformën e furnizimit të informacioneve, sipas kërkesës së përdoruesve. Në konkurrencën e ashpër, teknologjia bëhet forca thelbësore e konkurrimit të platformave të lajmeve.

Blerja në internet

Porosia vjen me një prekje të lehtë të gishtit, paguhet duke futur kodin dhe mallrat vijnë në shtëpi...Në kohën e sotme me zhvillimin e internetit, blerja bëhet shumë e lehtë. Në Raport vihet në dukje se deri në qershor 2017, blerjet në internet arritën në 514 milionë juanë, ose një rritje 10.2% në krahasim me dhjetorin e vjetshëm. Ndër to, blerjet nëpërmjet celularit arritën në 480 milionë juanë.

Tregu kinez i blerjes online është në zgjerim e sipër, duke u bashkuar të dhënat online dhe të dyqaneve reale. Në këtë drejtim, konkurrimi fokusohet në burimin e të dhënave të blerësve. Siguria e këtyre të dhënave dhe hapja e shpërndarja e tyre janë sfida e përbashkët e ndërmarrjeve përkatëse dhe të qeverisë.

Blerja nëpërmjet internetit realizohet jo vetëm për veshmbathje, por edhe për ushqime. Deri në qershor të këtij viti, numri i përdoruesve që bëjnë katering nëpërmjet internetit arriti në 295 milionë dhe 274 milionë prej tyre realizuan porositje me celular.

Në këtë drejtim, siguria e ushqimeve dhe ajo e trafikut janë bërë dy probleme kryesore për sektorin e kateringut.

Udhëtimi i lehtë

Dhjetë vjet më parë, shumica e kinezëve blinin bileta treni apo avioni në " kioskat e biletave", por tani ata e realizojnë nëpërmjet internetit. Aktualisht 334 milionë kinezë blejnë bileta udhëtimi nëpërmjet internetit dhe 41.3% prej tyre me celular.

Përsa i përket porositjes për udhëtim, përfshirë bileta avioni, treni, hotele apo linja turistike, përdoruesit kinez të telefonisë së lëvizshme e realizojnë më shumë për hotelin.

Udhëtimi i gjatë realizohet shumë lehtë duke përdorur porositjen me internet, dhe as flitet për udhëtim të shkurtër. Taksia e porositur me internet dhe biçikleta e përbashkët u kanë dhënë konsumatorëve kinezë më shumë zgjedhje.

Deri në qershor të këtij viti, numri i përdoruesve që porositin taksi nëpërmjet internetit arriti në 278 milionë, ose u shtua 23.7% në krahasim me dhjetorin e vjetshëm. Ndërkohë, në qytete të mëdha kineze, numri i përdoruesve të biçikletave të përbashkëta (të cilat porositen nëpërmjet APP të celularit) u shtua në mënyrë të vrullshme, duke arritur në 106 milionë, shifër kjo zë 14.1% të përdoruesve të përgjithshëm të internetit në Kinë. Disa kompani të fuqishme të biçikletave të përbashkëta janë përhapur , jo vetëm në qytete të mesme e të vogla kineze, por edhe tregun e vendeve të tjera. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore