Kina: të gjitha deklaratat  për Indinë janë të dokumentuara

2017-08-04 11:23:38 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës publikoi të mërkurën një deklaratë përmes së cilës shprehej qëndrimi i palës kineze ndaj kalimit të paligjshëm të trupave indiane në territorin kinez. Në deklaratë shtjellohet paligjshmëria e veprimit të trupave indiane, në mënyrë të arsyeshme dhe me dëshmi, si dhe theksohet se Kina do të marrë të gjitha masat e domosdoshme për të mbrojtur interesat e veta të ligjshme.

Ndërsa trupat kineze dhe ato indiane kanë qenë në kundërvënie në zonën Doklam për një muaj e gjysmë, "deklarata më e gjatë deri më sot" e palës kineze ngjalli interesim të madh te mediat indiane. Krahas reagimit të palës kineze, pala indiane u shqetësua më shumë nga fakti i përmendur se "numri i ushtarakëve indianë që kanë kaluar kufirin u pakësua nga 400, që ishte në fillim në 40". Në mbrëmjen e të mërkurës, pala zyrtare indiane reagoi menjëherë në shtypin vendës me deklaratën se "nuk u pakësuan ushtarakët".

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës të mërkurën me titull "Fakti dhe qëndrimi i Kinës mbi kalimin e trupave kufitare indiane në zonën kufitare midis dy vendeve Sikkim", përshkruhet hollësisht procesi i kalimit të paligjshëm të trupave indiane në territorin e Kinës. Në deklaratë sqarohet se , "Më 18 qershor, trupat kufitare indiane prej 270 vetësh të armatosur , si dhe dy buldozerë kaluan kufirin midis Indisë dhe Kinës, në zonën Sikkim, nëpërmjet grykës së malit Dokala dhe hynë mbi 100m në territorin e Kinës. Ushtarët indianë penguan ndërtimin e rrugës nga pala kineze dhe ngjallën tensionim të situatës. Numri maksimal i ushtarëve indianë që kaluan kufirin ishte mbi 400 veta, të cilët hynë në brendësi prej 180 metrash territorin e Kinës. Deri në fund të korrikut, në territorin e Kinës kanë që ndruar në mënyrë të paligjshme mbi 40 ushtarë dhe 1 buldozer indian."

Nëpërmjet fotografive dhe deklaratës së diplomacisë kineze shtjellohet se zona Doklam është territor i padiskutueshëm i Kinës dhe hidhen posht pretekstet e Indisë për mbrotjen e veprimeve të saj të paligjshme.

Në një artikull të 2 gushtit të Gazetës "India Today" vihet re se në deklaratën e palës kineze i kërkohet Indisë të tërheqë menjëherë dhe pa kushte trupat kufitare në anën e Indisë. "Në këtë deklaratë rithkesohet qëndrimi i Kinës i shprehur më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Kinës, por kësaj rradhe deklarata është më e gjatë."

Gazeta indiane "Ecnomic Times" fokusohet në reagimin e Kinës ndaj Indisë, për mosndërhyrje në marrëdhëniet midis Kinës dhe Bhutanit. Duke iu referuar deklaratës kineze, në reportazhin e gazetës thuhet se, "Problemi i kufirit midis Kinës dhe Bhutanit është çeshtje e të dy vendeve dhe s'ka të bëjë me Indinë. Si palë e tretë, India s'ka të drejtë të ndërhyjë dhe të pengojë procesin e bisedimeve midis Kinës dhe Bhutanit mbi kufirin, as t'i paraqisë Kinës kërkesë për territorin e Bhutanit."

"Nuk u pakësua numri i ushtarëve indianë," u shpreh një zyrtar indian mbrëmjen e 2 gushtit në Televizionin e Nju-Delhit, si dhe gazetën "Daily News and Analysis", duke reaguar lidhur me numrin e ushtarëve të përmendur nga pala kineze. Ai ngriti pretendimin se pala indiane ka ende 350-400 ushtarë në terren. Ndërsa duke iu referuar burimeve ushtarake, gazeta indiane "Business Standard" tha se numri i ushtarëve kinezë u ul nga 300 në kulmin e mosmarrëveshjes në 40 që janë aktualisht, kurse numri i ushtarakëve indianë u ul nga 400 në 150, megjithatë një brigadë prej 3 mijë vetash ndodhet ende në gatishmëri pranë Sikkimit.

Pse India i kushton rëndësi numrit të forcave ushtarake në kufi?

Analisti Zhao Gancheng nga Instituti Kërkimor i Çështjeve Ndërkombëtare i Shangait i tha gazetës kineze "Global Times" se pala indiane është e mendimit se të dhënat e palës kineze do të shkaktojë humbjen e palës indiane në aspektin politik, prandaj zyrtari anonim deklaroi për publikun indian se "nuk asnjë ushtar nuk do të tërhiqet ".

Anëtari i Këshillit të Akademisë së Kinës mbi Azinë Jugore, Qian Feng, në një prononcim për gazetën "Global Times" tha se nëse qeveria indiane përhapi me kujdes informacionin e sipër përmendur, kjo tregon se mban një qëndrim kokëfortë, për të vërtetuar "epërsinë e vetë" në kundërvënien me Kinën, duke përmendur një numër të madh forcash në kufi. Qian Feng është i mendimit se pala kineze ka qenë serioze në publikimin e të dhënave, nga të cilat del se qeveria indiane po përgatitet në fakt për tërheqjen.

Qian Feng tha gjithashtu se pala kineze publikoi kësaj here paralelisht versionet kineze dhe në anglisht, në bazë të dëshmive nga ana ligjore e morale, gjë që tregon sinqeritetin e palës kineze për përmirësimin e marrëdhënieve kino-indiane, por pala kineze nuk pranon shkeljen e sovranitetit të vet. Pala kineze po i kujton palës indiane të jetë e ndërgjegjshme për seriozitetin e ngjarjes, se nuk mbeten shumë kohë e shanse për palën indiane.

Zhao Gancheng është i mendimit se gjatë një muaji e gjysmë, pala kineze ka ritheksuar qartë qëndrimin e vet, por trupat indiane vazhdojnë të qëndrojnë në territorin e Kinës, duke acaruar krizën. Në deklaratën zyrtare të Kinës shtjellohet qëndrimi i saj, gjendja e konfliktit, sfondi historik si dhe pasojat e mundshme, "duke u përdorur fjalët e duhura". Nëse pala indiane do të ngulë këmbë të mos tërhiqet, pala kineze do të detyrohet të marrë masa të tjera, përfshirë dëbimin me forcë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore