Korrik, manovrat ushtarake të Kinës nuk ndërpriten

2017-07-28 15:28:13 CRI Komenti juaj Printoni

Manovrat ushtarake të Kinës këtë muaj kanë qenë të shumta, madje duken të jashtëzakonshme.

Manovra e parë ishte ajo e filluar më 22 korrik. Kina dhe Rusia filluan në Baltik manovrën e përbashkët detare "Deti i përbashkët 2017". Baltiku konsiderohet si zona fokus e përballjes midis Rusisë dhe NATO-s.

Kohë më parë, destrojeri kinez me raketa të tipit të ri "Hefei", fregata "Yuncheng" dhe anija e furnizimit "Luo Mahu" kaluan nga Kanali i La Manshit, duke shkuar në detin Baltik.

Kurse Britania e Madhe dërgoi fregatën "Richmond", të vënë në funksionim në vitet '80, për interceptimin e tyre, por ajo ishte shumë e prapambetur në krahasim me anijet kineze të tipit të ri.

Kjo është vetëm faza e parë e manovrës detare kino-ruse "Deti i përbashkët 2017", kurse faza e dytë do të zhvillohet në detin e Japonisë dhe detin Okhotsk.

Kush është armiku i imagjinuar i manovrës? Rusia futi anijet ushtarake kineze në detin Baltik, aktualisht Perëndimi dyshon shumë për arsyet.

Faza tjetër e manovrës do të shqetësojë shumë Japoninë.

Në fakt, Japonia ka qenë në gatshmëri të lartë për manovrën ushtarake të Kinës. Më 13 korrik, Ministria e Mbrojtjes e Japonisë publikoi informacionin se gjashtë aeroplanë luftarakë kinezë kaluan nga ngushtica detare "Miyako". Japonia publikoi fotografitë e aeroplanëve bombardues.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës u përgjigj me qetësi, duke thënë se fluturimi i avionëve kinezë mbi ngushticën detare "Miyako" është i ligjshëm dhe pala japoneze nuk duhet të jetë aq e habitur dhe ta tejanalizojë atë.

Një javë më vonë, më 20 korrik, Ministria e Mbrojtjes e Japonisë publikoi informacionin se dhjetë aeroplanë luftarakë të Kinës fluturuan përballë njëri-tjetrit nga jugu dhe veriu i ishullit të Tajvanit të Kinës, duke u rikthyer përkatësisht nga veriu dhe jugu i ishullit, duke realizuar një rrethrrotullim të plotë mbi ishullin e Tajvanit.

Më 21 korrik, forcat ajrore të Kinës publikuan në uebsajtin e tyre një video për manovrat e aeroplanëve luftarakë në ngushticat detare Bashi dhe Miyako, që kishin për qëllim të të testonin aftësinë sistematike të forcave ajrore kineze. Në fakt, më 20 korrik, forcat ajrore kineze publikuan një lajm me fotofrafi, me diçiturën e thjeshtë: "Normale, normale dhe normale".

Në ajër janë aeroplanët bombardues kinezë, kurse në det është aeroplanmbajtësja kineze. Në korrik, formacioni i aeroplanmbajtëses kineze "Liaoning" vizitoi Hong-Kongun, pastaj kaloi nga ngushtica e Tajvanit dhe u rikthye në portin e vet bazë, Qingdao. Gjatë lundrimit prej 22 ditësh, formacioni kaloi nga detet Bohai, Deti i Verdhë, Deti i Kinës Jugore etj., duke përshkuar 4600 milje detare. Por lundrimi i anijeve nuk ishte për të treguar madhështinë, por një manovër ushtarake. Për shembull, më 13 korrik, flota e anijeve zhvilloi ushtrime komandimi në kushte të ndërlikuara ajrore dhe detare, duke kontrolluar modulimin e luftës reale të formacionit në largësi të madhe. Kurse sfera detare e manovrës ndoshta ishte në ngushticën e Tajvanit.

Një manovër tjetër ishte në kufirin me Indinë. Ushtarët e të dy palëve kanë pasur një përballje të fortë, duke krijuar një atmosferë të mbushur me erë lufte. Në rrafshnaltë, të dyja palët po transportojnë ushtarë, për t'u përgatitur për çdo gjë të papritur. Në këtë kohë delikate Kina i ka lëshuar Indisë një sinjal të qartë se është gati për luftë.

Veprimi tjetër nuk është manovra, por më e rëndësishme se manovra. Më 11 korrik, në të njëjtën ditë me udhëtimin e lundërtarit kinez Zheng He para mijëra vjetësh, një njësi trupash kineze u nis nga Zhanjiang për në Afrikë. Ata nuk do të vizitojnë ndonjë vend, por destinacioni i tyre është ngushtica e Xhibutit, ku kjo njësi do të dislokohet për një periudhë afatgjatë. Ky është edhe një gur monumental në historinë e Kinës. Një njësi ushtarake kineze dislokohet në Afrikë. Që nga korriku i vitit 2017, është krijuar zyrtarisht baza e parë ushtarake kineze jashtë vendit, baza ushtarake e Xhibutit.

Kjo bazë ushtarake ka rëndësi të madhe për Kinën, pasi jo vetëm përbën një mbështetje të rëndësishme për mbrojtjen e lundrimit, paqeruajtjen, evakuimin e shtetasve kinezë etj., por është edhe një garanci për sigurimin e zbatimit të nismës "Një brez, një rrugë". Për Kinën, ndoshta Xhibuti është vetëm hapi i parë.

Në përgjithësi, në korrik Kina ka zhvilluar shumë manovra ushtarake, por kjo është normale për një vend të madh si Kina. Vetëm po të ketë paralajmërim për rrezikun, do të parandalohet ndodhja e rrezikut. Manovrat e shpeshta kanë si qëllim të testojnë rezultatet e reformës në ushtri, për të frikësuar ato forca që kanë qenë gjithmonë kundër Kinës. Kina është e madhe, por nuk ka asnjë centimetër tokë jo të vetën, të gjithën e ka të trashëguar nga paraardhësit, prandaj duhet ta ruajë me kujdes. India nuk duhet të ketë mendim të gabuar. Së fundmi, më 1 gusht, ndoshta të ketë një veprim edhe më të madh. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore