Frika e Indisë  prara shkeljes së saj të kufirit me Kinën

2017-07-12 11:13:03 CRI Komenti juaj Printoni
Kundërvënia në kufi midis Kinës dhe Indisë kohët e fundit është fokusuar te rrafshnalta Doklam.

Nuk është hera e parë që midis dy vendeve ndodh përplasje, por kësaj here në rrafshnaltën Doklam, ajo është më e ashpër. Edhe pse India nuk ka ndonjë shkak të arsyeshëm, trupat indiane kaluan kufirin me Kinën në Doklam dhe duken të vendosura të mos tërhiqen. Kjo ngjarje nuk ndodhi rastësisht, por është paramenduar për një kohë të gjatë, ndërsa prapa saj fshihet frika e e Indisë ndaj kundërveprimit të Kinës.

Pika e verdhë në hartën e mësipërme është rrafshnalta Doklam

Nga hartat e mësipërme shihet se rrafshnalta Doklam gjendet në kufirin midis Kinës, Indisë dhe Bhutanit. Kjo tokë kineze e rrethuar nga territori i Indisë duket si një thikë që pret barkun e këtij vendi.

Ajo që e frikëson më shumë Indinë është korridori Siliguri, i cili shërben si kanal që lidh pjesën perëndimore të Indisë me atë lindore. Kjo zonë me gjerësi vetëm 20 km konsiderohet si gryka e Indisë. Në rast se do të shpërtheje lufta, trupat kineze mund të shkojnë me shpejtësi nga rrafshnalta Doklam drejt jugut. Në qoftë se Kina do ta kontrollonte korridorin Siliguri, ajo do të zoteronte grykën e Indisë dhe trupat e pjesës perëndimore indiane nuk do të kishin mundësi të shkonin në pjesën lindore. Në fakt, hyrja me iniciativën e Indisë në zonën Doklam ka për qëllim që ta pengojë Kinën të ndërtojë rrugën atje. Me të përfunduar ndërtimin e rrugës në Doklam, Kina do të mund të dislokojë më shumë trupa në front.

Pjesa lindore e Indisë, duke përfshirë zonën kineze të Tibetit Jugor, të pushtuar aktualisht nga India, merret kryesisht me bujqësi dhe është relativisht e prapambetur. Ajo mbështetet te materialet e sjella nga pjesa perëndimore. Nëse Kina do ta kontrollojë rreptësisht këtë grykë, pjesa lindore e Indisë do të përballet me trazira. Nga ana tjetër, pjesa kryesore e banorëve të kësaj pjese të Indisë i përket racës se verdhë, ndryshe nga raca e bardhë e pjesës perëndimore. Në rast se pjesa lindore do të shkëputet nga pjesa perëndimore, ajo ka mundësi të shpallë pavarësinë.

Përballë veprimit të Kinës në rrafshnaltën Doklam, India shqetësohet shumë, por ajo nuk mund të fabrikojë ndonjë ngjarje, sepse kjo pjesë e kufirit midis Indisë dhe Kinës është e qartë. Pra, e vetmja mënyre e Indisë është te manipulojë Bhutanin, i cili nuk ka marrëveshje diplomatike me Kinën dhe nuk e ka përcaktuar ende kufirin me Kinën.

Bhutani është nje shtet kukulli nën kontrollin e Indisë. Kësaj here, India pretendon se do po dërgon trupa në Doklam me kërkesën e Bhutanit, por Bhutani nuk ka bere asnje deklaratë për këtë.

Rrafshnalta Doklam është aq e rëndësishme, sa që Kina dhe Bhutani nuk kanë mundur të arrijnë rezultat, pas mbi 20 raunde bisedimesh. Për Kinën, s'ka arsye të heqë dorë nga kjo zonë me kaq rëndësi strategjike, që i përket Tibetit të Kinës, që nga lashtësia. Ndërsa për Indinë, kontrolli i Doklamit nga Kina nënkupton epërsinë strategjike ndaj Indisë, prandaj ajo e detyron Bhutanin ta fitojë këtë zonë.

Frika e Indisë e nxit këtë vend të veprojë në mënyrë të rrezikshme, kurse qëndrimi i përmbajtur kinez i ka lënë Indisë përshtypjen se Kina është e lehtë për t'u pushtuar. Pavarësisht nga sipërfaqja e madhe e territorit, asnjë copë toke e Kines nuk është e tepërt. Në rrafshnaltën Doklam, Kina s'ka mundësi të tërhiqet. Gjatë Samitit të G20-s javën e kaluar në Hamburg, lideri kinez dhe ai indian nuk zhvilluan takim, gjë që pasqyron mosmarrëveshjen e mprehtë midis dy vendeve.

Veprimi i Indisë është në fakt një agresion. Durimi i Kinës ka kufi. Megjithëse Pakistani dhe India kanë shkëmbyer zjarr në perëndim, në kufirin e Doklamit, trupat indiane nuk po tërhiqen. Sipas zëdhënësit të diplomacisë kineze, kjo kundërvënie është shumë serioze, "ndërsa një gjendje më e ashpër dhe me pasoja më të rënda midis dy palëve, janë ndoshta çështje kohe . (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore