Kuptimplota, vizitat e para jashtë vendit të disa  udhëheqësve

2017-06-26 09:21:55 CRI Komenti juaj Printoni

I.

"Hera e parë" është gjithmonë një ngjarje e madhe për çdo person, kurse për politikanët, "hera e parë" është kuptimplotë.

Vizita e parë jashtë vendit e presidentit të ri të Koresë së Jugut, Moon Jae-in pa dyshim do të kryhet në ShBA. Ndërsa Emmanuel Macron, që erdhi në fuqi pothuajse në të njëtën kohë me Moon-in, zhvilloi takimin e tij të parë jashtë vendit për kancelaren gjermane Agela Merkel. Gjallëria e Macronit dhe pritja e ngrohtë e Merkelit bazohen në interesat e vendeve të tyre. Në Evropë, Gjermania dhe Franca janë dy liderë të padiskutueshëm. Bashkimi i tyre nënkupton ekzistencën e BE-së, kurse përçarja, prishjen e BE-së.

Pas ardhjes në fuqi për herë të parë, kancelarja Merkeli vizitoi Parisin. Francios Hollande vizitoi Berlinin një ditë pas betimit si president.

Në Evropë, Britania është një vend i veçantë, që mban distancë me vendet në kontinent. Pavarësisht marrëdhënieve të veçanta me ShBA-në, vizita e parë jashtë vendit e një kryeministri britanik realizohet zakonisht në kontinentin evropian. Duke ndjekur këtë traditë, pas ardhjes në fuqi, Theresa May shkoi në Berlin dhe Paris, kur me radhë kur u largua nga 3 ishujt britanikë për herë të parë. Kurse ish-kryeministri britanik David Kameron kreu vizitën e tij të parë në Paris dhe pastaj Berlin.

II.

Sigurisht, nëse vizita e parë realizohet në një vend tjetër që nuk përputhet me traditën, vendi që shpërfillet do të ndjehet keq dhe një verprim i tillë është kuptimplotë.

P.Sh., vizita e parë e një presidenti amerikan realizohet zakonisht në Kanada ose Meksikë, sepse në fund të fundit, ShBAja dhe Kanadaja nuk janë fqinj të thjeshtë. Nga Roosevelti, Eisenhoweri, Kennedy, deri në Reagani, Klitoni dhe Obama, të gjithë kanë vizituar Kanadanë si vend i parë jashtë ShBA-së. Georg W. Bush, me stilin e tij prej "cowboy", kreu vizitën e tij të parë në Meksikë.

Ndërsa Donald Trump nuk veproi si parardhësit e tij. Ky president, që publikoi dy "urdhra ekzekutive kundër myslimanëve", vizitoi Arabinë Saudite si vend i parë jashtë ShBA-së. Për të pritur këtë vizitë të veçantë të Trumpit, Arabia Saudite dhuroi një fletëporosi të armëve prej 100 miliardë dollarësh amerikanë, e cila shënon një rekord në tregtinë ushtarake të ShBA-së. Si shkëmbim, Trumpi, me fytyrë të qeshur, u përkul përpara mbretit saudit, kur iu vendos në qafë një medalje e madhe e artë.

Sigurisht, duke folur për traditën, vizitat e para jashtë vendit të liderëve kinezë të mëparshëm u realizuan në Korenë e Veriut. Por gjatë 10 vjetëve të fundit, dy udhëheqësit e lartë kinezë zgjodhën Moskën si vizitë e parë jashtë vendit.

Ndryshimi i gjeopolitikës pasqyrohet edhe në këto vizita të para.

III.

Vizitat e para të liderëve botërorë mund të analizohen më hollësisht.

P.Sh. Theresa May vizitoi të parën Gjermaninë. Përsa i përket vizitës së parë jashtë Evropës, ajo e realizoi atë në Indi. Sigurisht India u kënaq shumë, se kryezoti i dikurshëm nuk e harroi rëndësinë e saj.

Politikanja e rëndësishme nga Mianmari Aung San Suu Kyi vizitoi në radhë të parë vendet përreth ASEAN-së. Por, jashtë ASEAN-it, ajo vizitoi të parin Pekinin, pa përfillur shumë ftesa të ngrohta nga ShBA-ja dhe Japonia. Marrëdhëniet e veçanta të Mianmarit me Kinën nuk mund të zëvendësohen nga ShBA-ja apo Japonia, brenda një kohe të shkurtër.

Gadishulli Korean po kalon një ndryshim të madh historik. Duhet të ndjekim me vëmendje vizitën e parë të presidentit Moon Jae-in pas ShBA-së, në Kinë apo në Japoni? Zgjedhja e tij do të jetë kuptimplotë.

Të mos harrojmë dhe Kim Jong-il, kreun e Koresë së Veriut. Ka kaluar shumë vjet që kur erdhi në fuqi, por ai ende nuk ka dalë nga vendi i tij. Cilin vend do të vizitojë ai të parin? (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore