Panamaja, jo vendi i fundit që preu marrëdhëniet dipalomatike me Tajvanin

2017-06-16 15:56:50 CRI Komenti juaj Printoni

Domino

Nëse përgjithësohet vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Panamasë vetëm si pasojë e interesave ekonomike, ky do të ishte një kuptim tepër i ngushtë.

Lidhur me këtë, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi shpjegoi shumë qartë: "Panamaja ka pasur dëshirën prej shumë vjetësh që të vendosë marrëdhëniet e duhura me Kinën dhe të veprojë në mënyrë të drejtë ashtu siç veprojnë pjesa dërrmuese e vendeve në botë. Zhvilluam normalisht bisedimet dhe pala panameze nuk ka pati asnjë hezitim, nuk paraqiti asnjë parakusht dhe nuk ekziston asnjë transaksion për këtë."

Sot, Panamaja hoqi dorë nga marrëdhëniet diplomatike 107 vjeçare me Tajvanin. Kjo është pasojë e qëndrimit të lideres së tanishme të autoriteteve të Tajvanit Tsai Ing-wen, e cila nuk pranon "Konsensusin e vitit 1992" pas ardhjes së saj në fuqi. Pikërisht për shkak të këtij qëndrimi, "bashkërendimi" i fshehur midis dy brigjeve në çështjen diplomatike do të përfundojë dhe efekti domino do të duket gradualisht.

Mësohet se më poshtë, Vatikani dhe dy vende afrikane kanë mundësi të madhe të "ndërpresin marrëdhëniet diplomatike" me Tajvanin.

Qysh nga viti i kaluar, kur Repulika Demokratike e Sao Tome dhe Principe ndërpreu marrëdhëniet diplomatke me Tajvanin, vendet që kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin do të kthehen me radhë në parimin e "një Kine" dhe do të vendosin marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës e të ruajnë kontaktet njerëzore e jopolitike me Tajvanin. Kjo është prirja e kohës dhe dëshira e popujve. (Wang Lei)


1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore