Panamaja, jo vendi i fundit që preu marrëdhëniet dipalomatike me Tajvanin

2017-06-16 15:50:33 CRI Komenti juaj Printoni

Zgjedhja

Mallrat nënkuptojnë të ardhurat e shumta. Një anije konteineri duhet të paguajë 370 mijë dollarë amerikanë për shpenzimet e kalimit. Edhe para dy vjetëve, vetëm kompania Cosco duhet të paguante 100 milionë dollarë amerikanë në vit për kalimin nga Kanali i Panamasë.

Njëkohësisht, në Zonën e Tregtisë së Lirë Kolon të Panamasë, mallrat kineze zënë 70% të artikujve të tregtura në këtë port të lirë, më të madhin në hemisferën perëndimore. Mallrat kineze jo vetëm plotësojnë kërkesat e Panamasë, por shiten edhe në shumë vende të Amerikës Latine dhe të Karaibeve, si Kolumbi, Ekuador, Venezuelë, Kubë, Xhamajka etj.

Për të shtuar vëllimin e kalimit të mallrave, zgjerimi I Kanalit të Panamasë u përurua më 26 qershor 2016, kur anija e mallrave të kompanisë Cosco u bë e para që kaloi nga kalata e re.

Deri këtu, nuk është e vështirë të kuptoni pse presidenti i Panamasë Valera tha në fjalimin e tij se Panamaja nuk mund të shpërfillë rëndësinë e Kinës dhe për Panamanë, Kina është zgjedhje e drejtë.

Vetëm disa ditë para kësaj, Valera ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të punimeve të portit të konteinerëve Kolon. Vitin e kaluar, grupi Lanqiao i provincës Shandong të Kinës fitoi tenderin e këtij projekti dhe pas inaugurimit, ai do bëhet porti nr.1 i Amerikës Latine.

Si përdorues i dytë i Kanalit të Panamasë, Kina nuk kishte pasur marrëdhënie diplomatike me vendin ku ndodhet kanali. A mendoni është e rregullt kjo? Pra, ish-lideri i autoriteteve të Tajvanit Ma Ying-jeou tha se me të vërtetë i vjen keq për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis Tajvanit dhe Panamasë, por nuk është e papritur për të.

1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore