Panamaja, jo vendi i fundit që preu marrëdhëniet dipalomatike me Tajvanin

2017-06-16 15:50:33 CRI Komenti juaj Printoni

Pas 107 vjetëve, Panamaja u nda nga Tajvani përfundimisht.

Më 12 qershor, presidenti i Panamasë Juan Karlos Varela deklaroi solemnisht për mbarën botën nëpërmjet televizionit kombëtar se Republika e Panamasë vendos marrëdhëniet dipalomatike me Republikën Popullore të Kinës.

Për këto marrëdhënie të reja, zëdhënësi i Zyrës së Çështjes së Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Ma Xiaoguang tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Panamasë është dëshira e popujve dhe prirje e kohës.

Prija e Kohës

Duke folur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Panamanë, shumë njerëz mendojnë në radhë të parë për goditjen ndaj Tajvanit. Në fakt rëndësia e kësaj ngjarjeje nuk kufizohet vetëm në dy brigjet e ngushticës së Tajvanit. Në fund të fundit, Panamaja ka epërsi të veçanta gjeografike.

Para 3 vjetëve, në 100 vjetorin e funksionimit të Kanalit të Panamasë, dega e Bankës së Kinës në Panama u shpërngul. Ato vite, me shtimin e vrullshëm të shërbimeve, nuk përballonte klientët me selinë e vjetër ky institucion bankar, që u krijua këtu në vitin 1985.

Lind pyetja pse Kina krijoi degën bankare në një vend pa marrëdhënie diplomatike para mbi 30 vjetëve?

Përgjigjia është Kanali i Panamasë, "Ura e Botës".

Si rruga më kryesore e transportit ndërkombëtar, Kanali i Panamasë përballon 5% të vëllimit të përgjithshëm të transportit të mallrave në botë dhe çdo vit mbi 14 mijë anije kalojnë nga ky kanal.

Kanali i Panamasë është gjithashtu rruga e domosdoshme e anijeve të mallrave midis Kinës dhe bregut lindor të Shteteve të Bashkuara dhe Gjirit të Meksikës.

"Pothuaj se të gjitha prodhimet 'Made in China' në supermarketet e Nju Jorkut janë transportuar nëpërmjet Kanalit të Panamasë," tha një punonjës i kompanisë kineze të transportit oqeanik "Cosco". Para zgjerimit të tij, ndër 300 milionë tonë mallrat që kalojnë nga ky kanal, ata midis Kinës dhe ShBA-së zënë afro 30%. ShBA-ja dhe Kina janë dy përdorueset më të mëdha të këtij kanali, i cili vërteton edhe tregtinë kino-amerikane.

1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore