Hugh White: Si do ta drejtojë Kina botën?

2017-04-17 16:36:41 CRI Komenti juaj Printoni

Gazetarja: Qeveria e re amerikane mohoi pak kohë më parë, qartë strategjinë e Obamas për "rikthimin në Azi-Paqësor", por nuk harton akoma politikën e vetë mbi këtë rajon. Sipas juve, strategjia e Obamas për "rikthimin në Azi-Paqësor" dështon, atëherë, çfarë propozime keni për Trump dhe për qeverinë australiane?

Hugh White: Ky është një problem shumë i rëndësishëm, por nuk kemi të qartë përgjegjet e tij. Mendoj se politika e Trumpit ka dy prirje.

Njëra është se ShBA-ja do të bëhet shumë e fortë, ashtu siç koncepti "ShBA me përparësi", që do të thotë ShBA-ja do të orvatet të fitojë në çdo kundërvënie me vende të tjera. Kjo shihet nga thëniet e Trumpit dhe qeverisë së tij në trajtimin e Azisë dhe Kinës. P.Sh., për tregtinë Trumpi mbajti fjalimin shumë sulmues.

Tjetër prirje është se ShBA-ja nuk dëshiron të ruajë rol më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, që nënkupton se ShBA-ja nuk do të luajë rol më të rëndësishëm në Azi dhe do të pakësojë zotimet për aleatët aziatikë. Nëse ShBA-ja nuk ka interes të ruajë influencën ekzistuese në Azi, ajo nuk do të tregojë vëmendje të tepërt edhe për rritjen e influencës së Kinës në këtë rajon, ashtu siç veproi ShBA-ja në të kaluarën.

Problemi tani është se nuk mund të gjykojmë se cila prirje do të bëhet drejtuese. Jemi në vëzhgim e sipër. Nuk dimë tanipërtani qeveria e Trumpit do të tërhiqet nga Azi dhe të mbetë hapësirën drejtuese për Kinën, apo do ta detyrojë Kinën të tërhiqet dhe të acarojë kundërvëniet midis tyre.

Për Australinë, rezultati më i keq është që ShBA-ja të shtypë Kinën dhe të acarojë konfliktet, por nuk dëshiron të marrë përsipër më shumë përgjegjësi drejtuese në rajon. Shpresojmë një Azi paqësore, ku ShBA-ja do të vazhdojë të luajë rol kyç dhe ka më shumë hapësirë për Kinën për pozicionin drejtues. Më e rëndësishmja është se të dyja vendet, ShBA-ja dhe Kina kanë dëshirë të ndajnë postin drejtues në një farë mënyre. (Wang Lei)


1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore