Hugh White: Si do ta drejtojë Kina botën?

2017-04-17 16:36:41 CRI Komenti juaj Printoni

Gazetarja: Disa vende, që kanë shprehur reagime të forta në çështjen e Detit të Kinës Jugore, tashnmë janë më të qeta. Kjo ka të bëjë, në një farë mënyre, me paqartësinë e politikës së qeverisë së re amerikane mbi Azi-Paqësorin. Sipas jush, për Kinën dhe vendet përreth Detit të Kinës Jugore, sa kohë do të zgjasë periudha e qetë?

Hugh White: Unë mendoj se vendet që kanë pretendime në Detin e Kinës Jugore, përfshirë Filipinet, Indonezinë, Vjetnamin dhe Malajzinë, shpresojnë të zgjidhin problemin e Detit të Kinës Jugore. Para fundit të vitit të kaluar, ato filluan të jenë të ndërgjegjshme se nuk mund të formohet një grup me ShBA-në në krye për tu përballur me Kinën, apo për ta detyruar atë të tërhiqet nga kjo hapësirë. Nga njëra anë, ShBA-ja nuk është në gjendje t'i udhëheqë këto vende për tiu kundërvënë Kinës dhe nga ana tjetër, këto vende kanë zbuluar gradualisht se marrëdhëniet me Kinën janë më të rëndësishme se ishujt.

Besoj se vendet e Azisë Juglindore kanë arritur një unanimitet se nuk mund të mbështeten vetëm te ShBA-ja, që t'i përfaqësojë në kundërvënien ndaj Kinës. Periudha e tanishme kalimtare është shumë e rëndësishme për të gjitha vendet aziatike. Pothuajse të gjitha vendet aziatike janë ndikuar nga Kina në histori, por mendojnë se janë favorizuar nga pozicioni drejtues i ShBA-së në Azi gjatë dhjetra vjetëve të fundit, sepse ShBA-ja i ofroi zhvillimit të Azisë qëndrueshmëri dhe shumë shance ekonomike. Në fund të fundit, pavarësisht se dëshirojnë apo jo, Kina do të bëhet vendi më i rëndësishëm i botës. Kësisoj, përpara vendeve të Azi-Paqësorit, përfshi dhe Australinë shtrohet çeshtja e bashkëpunimit me Kinën.

Nuk them që e konsiderojmë Kinën si kërcënim, por nuk jemi të sigurt si do të veprojë Kina. Pa dyshim, Kina do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm drejtues. Ne duam të dimë çfarë nënkupton ky rol drejtues. Jemi të qartë për parimet si si respektimi i ndërsjellë, bashkëpunimi me fitime të përbashkëta etj., por duam të njohim më shumë detaje, si planifikimet konkrete pas programit, që të kuptojmë rëndësinë e tyre për ne dhe të vlerësojmë koston e tyre. Besoj se ky është problemi i madh për të gjitha vendet aziatike. 

1 2 3
Mrekulli
Lajmet Kryesore