Hugh White: Si do ta drejtojë Kina botën?

2017-04-17 16:35:51 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang vizitoi Australinë në fund të marsit. Ky ishte kontakti i 5-të midis liderëve të nivelit të lartë të të dy vendeve (4 takimet e para përfshijnë vizitat e kryeministrit australian në Kinë dhe takimet me rastin e Samitit të G20 e APEK-ut).

Nga "ngatërrues" në çeshtjen e Detit të Kinës Jugore deri në ndryshimin e qëndrimit ndaj Kinës, cila është politika e ndjekur nga Australia? Lidhur me këtë, gazetarja e gazetës kineze Renmin Ribao intervistoi ish-zv/ministrin e Mbrojtjes së Australisë, Hugh White, aktualisht profesor pranë Qendrës Kërkimore të Mbrojtjes Kombëtare dhe të Strategjisë të Universitetit Kombëtar të Australisë.

Gazetarja: Sipas jush, vërehet një afrim i Australisë me Kinën. Kohët e fundit, Australia nuk po tregohet aq radikale si të kaluarën në çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe refuzoi patrullimin e përbashkët me Indonezinë në këtë hapësirë detare. Pse e ndryshoi Australia qëndrimin ndaj Kinës?

Hugh White: Trajtimi që Australia i bën çështjes së Detit të Kinës Jugore pasqyron pozicionin e saj në Azi, veçanërisht në kushtet kur forca e ShBA-së është ulur relativisht, ndërsa ajo e Kinës ka pasur ngritje. Në të kaluarën, Australia e trajtonte çështjen e Detit të Kinës Jugore, në bazë të mosmarrëveshjeve të ishujve dhe Ligjit Ndërkombëtar, por tani ajo është ndërgjegjësuar se këto marrëveshje kanë të bëjnë jo vetëm me disa ishuj, por me konkurrencën serioze midis ShBA-së dhe Kinës për interesat në Azi-Paqësor. Këtu lind pyetja a Sdo të ruajë ShBA-ja pozicionin e vet drejtues në këtë rajon, ndërkohë që Kina, në ngritje paqesore, mund të luajë më shumë një rol drejtues?

Për çështjen e Detit të Kinës Jugore, aktualisht Australia tregon një qëndrim më të matur, sepse ajo e kupton që Deti i Kinës Jugore nuk është terreni i përshtatshëm për rivalitet drejtues midis Kinës dhe ShBA-së. Mosmarrëveshjet mbi Detin e Kinës Jugore duhen zgjidhur në mënyrë paqësore. Sipas meje, çështja e Detit të Kinës Jugore duhet të mos bëhet arsenal për acarimin e kontradiktave midis Kinës dhe ShBA-së.

Mendoj se ky qëndrim do të ruhet në vazhdimësi, pasi aktualisht Australia nuk di si të veprojë. Çdo australian sheh uljen e ndikimit të ShBA-së, por nga ana tjetër ata mirëpresin Kinën, një partner e fqinj i mirë. Australianët nuk janë të sigurt për kuptimin e rolit strategjik e politik të Kinës në rajon, ndaj dëshirojnë praninë amerikane në rajon.

Gradualisht, Australia do të detyrohet të pranojë se pavarësisht nga shpresat, faktet flasin për një rënie të ndikimit të ShBA-së. Australianët e pëlqejnë shumë ShBA-në, por jo në mënyrë të verbër. Ata e dallojnë ndryshimin mes presidentit Trump dhe parardhësve të tij si dhe ndryshimet në rolin e ShBA-së në Azi-Paqësor.

Amerikanët duhen të kuptojnë se Australia do të afrohet më tej me Kinën, sepse Kina do të bëhet një lojtar i rëndësishëm dhe i fuqishëm. Nëse ShBA-ja do të heqë dorë nga pozicioni drejtues në tregtinë e lirë e në fusha të tjera dhe Kina do ta zëvendësojë, Australia do t'i afrohet patjetër Kinës. Ne besojmë shumë te tregtia e lirë.

1 2 3
Mrekulli