Ambicia e zonës së re Xiongan

2017-04-07 21:34:46 CRI Komenti juaj Printoni
Kina publikoi më 1 prill një lajm me rëndësi të madhe, që Komiteti Qendror i PK të Kinës dhe Këshilli i Shtetit vendosën të krijojnë zonën e re Xiongan në provicnën Hebei. Sipas agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua, "kjo është një zgjedhje e madhe strategjike historike, e ndërmarrë nga Komiteti Qendror i PK të Kinës, në drejtimin e kryetarit Xi Jinping. Kjo është një tjetër zonë e re kombëtare pas zonës së posaçme ekonomike të Shenzhenit dhe zonës së re Pudong të Shangait. Krijimi i kësaj zone të re ka rëndësi mijëvjeçare për Kinën."

Veçantitë e zonës së re

"Zona e re" nuk përbën një rijësi në Kinë. Qysh nga vitet '90-të të shekullit të kaluar, për të nxitur më tej hapjen e reformën, Kina ka krijuar 18 "zona të reja kombëtare" dhe e fundit është Xiongan. Krijimi i zonave të reja zakonisht publikohet në qarkoren e Këshillit të Shtetit, por kësaj here, qarkorja u publikua bashkërisht nga Komiteti Qendror i PK të Kinës dhe Këshilli i Shtetit, gjë që tregon se pozicioni i kësaj zone të re është më i lartë se zona të tjera dhe thuhet se do të jetë në rang nënprovince.

Më 23 shkurt, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping inspektoi distriktin Anxin dhe zhvilloi një bisedë për planifikimin e ndërtimit të zonës së re Xiongan. Si një hap shumë i rëndësishëm i strategjisë së "zhvillimit paralel Pekin-Tianjin-Hebeit", zona e re Xiongan konsiderohet si "strategji historike" dhe "plan kombëtar mijëvjeçar". Akualisht në Kinë, "Një Brez e Një Rrugë", "zhvillimi paralel Pekin-Tianjin-Hebei" dhe "Brezi përgjatë lumit Jance" janë tre vepra kombëtare, që drejtohen nga vetë Xi Jinping.

Perspektiva

Zona e re Xiongan është e barabartë me zonën e posaçme ekonomike të Shenzhenit dhe zonën e re Pudong të Shangait. Në fazat e para të reformës e hapjes të Kinës, Shenzheni i viteve '80-të dhe Pudong i viteve '90-të patën rëndësi të veçantë, duke shënuar një zhvillim më të madh se të një rajoni.

Sipas drejtuesit të Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës, Zhang Yansheng," rajoni i posaçëm" dhe "zona e re" kanë rëndësi të përgjithshme strategjike. "Misioni i Shenzhenit është dritaja e ura e Kinës për botën, ndërsa roli kryesor i Pudong-ut është zhvillimi dhe ndërkombëtarizimi financiar. Kësaj here, zona e re Xiongan do të marrë përsipër detyrën e novacionit dhe do të bëhet zemra e Kinës, duke përbërë një zonë moderne inovative, si 'Silicon Valley' në ShBA." shpjegoi Zhang Yansheng.

Për "dietën" e Pekinit

Një nga synimet kryesore të strategjisë së "zhvillimit paralel Pekin-Tianjin-Hebei" është dhe "dieta" e Pekinit.

Si qendër politike, Pekini grumbullon pothuajse të gjitha funksionet e qytetit. Në mënyrë figurative mund të flitet për një disnivel të zhvillimit midis qyteteve të varura drejtpërdrejt nga qendra Pekin, Tianjin si dhe provinca Hebei, të cilat ndodhen bashkë në veri të Kinës. Thuhet se Pekini ha tepër, Tianjin nuk ha mjaft, ndërsa Hebei s'ka gjë për të ngrënë. Pothuajse të gjitha burimet e të këtyre tre krahinave grumbullohen në Pekin, kurse Pekini ka vuajtur nga shumë "sëmundje" të metropolit.

Zona e re Xiongan e provincës Hebei, që ndodhet në pikën e tretë në trekëndëshin e përbërë nga Pekini, Tianjini dhe Xiongani, do të kryejë një pjesë të funksioneve jo thelbësore të Pekinit si kryeqytet, duke përfshirë industrinë e teknologjisë së informacionit, si "big data", rrjeti i mallrave, kompjuterizimi "cloud computing", makina pa shofer, robot, fluturime ajrore e kozmike etj. Në përshtatje me këto industri, do të shpërngulen në zonën e re edhe shkolla të larta, institucione kërkimore e madje dhe sektorët qeveritarë.

Sipas Zhang Yansheng, Pekini i tanishëm është tëpër i ngjeshur dhe mungon hapësira për shndërrimin e rezultateve kërkimore në produkte. Zona e re Xiongan do të stumulojë tërë krahinat Pekin, Tianjin e Hebei, kurse Pekini do të përqendrojë epërsitë e tij në teknologjinë, kulturën dhe ndërkombëtarizimin. Kështu, në krahinat Pekin, Tianjin dhe Hebei do të formohet qendra e novacionit, qendra e manifakturës së nivelit të lartë si dhe qendra e shërbimeve moderne.

Nga këndvështrimi historik, industralizmi i Kinës ndahet në tre faza. Faza e parë 1979-1999 është periudha e zhvillimit të vrullshëm të industrisë së lehtë dhe të tekstileve. Faza dytë 2000-2012, Kina pati zhvillimin e madh në industrinë e rëndë dhe të pajimeve. Ndërsa në fazën e tretë, që nga viti 2013 dhe aktualisht, fokusohet te novacioni.

Objektivi i madh i zonës së re Xiongan është të bëhet qendra e novacionit i Kinës dhe e botës. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore