Bill Gates: përvoja e Kinës favorizon edhe vende të tjera në zhvillim

2017-03-28 09:33:58 CRI Komenti juaj Printoni

"Shpresoj të forcoj bashkëpunimin me Kinën, që përvoja e saj të fovorizojë jo vetëm miliarda kinezë, por edhe vende të tjera në zhvillim." tha Bill Gates të premten në Universitetin e Pekinit.

Si themelues i kompanisë Microsoft dhe i Fondit Bill & Melinda Gates, më 24 mars, Bill Gates mbajti një fjalim në Universitetin e Pekinit me titull "E ardhmja e Kinës: novacioni, bamirësia dhe aftësia drejtuese globale". Qysh nga vitet '90-të të shekullit të kaluar, Gates e ka vizituar shumë herë Kinën. Në fillim, ai erdhi për shërbimet e kompanisë Microsoft , ndërsa pas vitit 2008, kur deklaroi daljen në pension, Gates i është përkushtuar më shumë Fondit Bill & Melinda Gates.

Për shkak të sfidave dhe sukseseve të Kinës në fushat e shëndetësisë dhe të zhvillimit, dy tema kryesore të botës, fondi i tij krijoi një përfaqësi në Pekin. Gates është i mendimit, se "Gjatë dhjetra vjetëve të kaluar, Kina ka patur suksese, që janë të paarritshme për vende të tjera. Ndër to shkëputja nga varfëria e qindra miliona banorëve, ulja e nivelit të sëmundjeve, modernizimi ekonomik në përmasa dhe shpejtësi të madhe. Por zhvillimi i Kinës nuk është i ekuilibruar. 43 milionë kinzë jetojnë ende në varfëri ekstreme. Megjithatë një lajm frymësues është që presidenti kinez Xi Jinping u zotua se Kina do të zhdukë varfërinë ekstreme para vitit 2020."

Nën drejtimin e këtij objektivi, Fondi Gates dhe zyra e ndihmës së të varfërve pranë Këshillit të Shtetit të Kinës nënshkruan të premten memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin strategjik. Të dyja palët do të bashkëpunojnë për politikën e ndihmave ndaj të varfërve, që të realizojnë zhdukjen e varfërisë ekstreme nëpërmjet përmirësimit të shërbimeve mjekësore në fshat, ngritjes së nivelit të ushqimit të fëmijëve dhe zgjerimit të financës gjithpërfshirëse.

Krahas aftësisë për zgjidhjen e problemeve të veta, Gates i kushton rëndësi edhe rolit shembullor të përvojës së Kinës në mbarë globin. Ky është një nga shkaqet kryesore që Fondi Gates ka thelluar më tej bashkëpunimin me Kinën. "Kur vizitova Pekinin disa vjet më parë, zv/kryeministri kinez Wang Yang më tha se e sotmja e Afrikës është e kaluara e Kinës. Tani, përvoja e Kinës po e ndihmon Afrikën të shkojë drejt një të ardhmjeje të bukur."

Me ndihmën e financimin e Fondit Gates, kutitë e rezervimit të vaksinës "Arktet" të kompanisë kineze Aucma u shpërndanë në institucione të largëta profilaktike në shumë vende afrikane. Këto kuti rezervimi mund të ruajnë vaksinat për një muaj, pa asnjë energji të jashtme elektrike, gjë që zgjeron sferën e përfshirjes së vaksinave në vendet afrikane.

Si njeriu më i pasur në botë, Gates dhe e shoqja e tij kanë dhuruar pjesën dërrmuese të të ardhurave të tyre për Fondin Gates, i cili dhurohet edhe nga Warren Buffett, që radhitet në vendin e dytë për pasuri në botë. Gates është i mendimit se varfëria dhe pasuria kanë kufij territorialë, por stabiliteti dhe siguria s'kanë. Zhdukja e varfërisë është sfida e përbashkët e globit.

"Nuk presim që Kina të plotësojë mungesën e mbetur nga vendet e pasura në fushën e ndihmës së zhvillimit, por Kina zotohet se do të trefishojë ndihmat për zhvillimin e Afrikës. Kjo është një masë shumë largpamëse. Kina është e ndërgjegjshme prej kohësh se ndihma ndaj vendeve të tjera në zhdukjen e varfërisë do të krijojë një botë më të qëndreshme e më të sigurtë për popujt." tha Gates. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore