A do të mbledhë Kina "trurin" e botës ?

2017-03-10 15:47:10 CRI Komenti juaj Printoni
Ku ndodhen më të zgjuarit në botë? Përgjigja në të kaluarën ishte në kompanitë amerikane Google, Facebook ose Apple. Por tani, gjithnjë e më shumë njerëz thonë se ata ndodhen në Kinë.

Kohët e fundit, politika e emigracionit dhe urdhri ekzekutiv i kufizimit të punësimit nga presidenti amerikan Donald Trump u kanë dhënë kompanive kineze të teknologjisë së lartë mundësi më të madhe se kurdoherë për thithjen e talenteve nga e gjithë bota.

Javën e kaluar, në Konferencën e Zhvilluesve të Garave (GDC), manjati i teknologjisë së lartë, Tencent paraqiti një reklarmë gjigante: "Tencent Game mbledh inxhinierë për programet e shifruara. Anëtarësohini te ne !"

Kryeekzekutivi i Baudu-së, një tjetër manjat i kompanive kineze të internetit, tha hapur ditët e fundit se: "Kina ndodhet në periudhën e artë për thithjen e talenteve." Ai aludoi gjithashtu se politika e emigracionit e Trumpit ka mundësi të nxitë vërshimin e talenteve amerikane drejt Kinës.

Ndërsa ShBA-ja ka nisur kufizimin e lëvizjes së lirë të talenteve, Kina po hap krahët për talentet më tëspikatura të botës. Madje, autoritetet kineze kanë thirrur mbledhje globale çdo vit për të diskutuar për rekrutimin e talenteve në Kinë.

Le të marrim si shembull qytetin Shenzhen. Në vitin 2015, ky qytet thithi mbi 1200 talente, 74 prej të cilëve janë të huaj. Sipas politikës së fundit të këtij qyteti për importimin e talenteve nga 24 vende të botës, masat e marra përfshinin subvencionin prej afro 1 milion dollarësh ose apartamentin falas prej 250 m2 për 10 vjet.

Krahas importimit të talenteve, një tjetër masë e kompanive kineze është krijimi i degës në ShBA dhe punësimi i talenteve të nivelit të lartë në vend. Baidu ka krijuar laboratorin e "inteligjencës së lartë " në "Silicon Valley ", me qëllim mbledhjen e talenteve më të spikatura në botë për studime të avancuara dhe në fushën "big data".

Në të kaluarën ShBA-ja monopolizoi pothuajse të gjitha degët e teknologjisë së lartë dhe ka grumbulluar ajkën e talenteve botërore në një periudhë gati njëshekullore. Por tani kjo prirje po ndryshon, me përparimin e Kinës në teknologjinë e avancuar dhe automatizimin e makinerisë. Teknologjia konsiderohet gjithmonë e më shumë si faktor kyç i konkurrencës midis fuqive në dhjetra vjetët e ardhshëm.

Kur kryeekzekutivi i Baidu-së Li Yanhong mori vesh se këshilltari i Trumpit u ankua se 3/4 të kryeekzekutivëve të "Silicon Valley " janë emigrantë, ai ishte i ndërgjegjshëm se kishte ardhur shansi për Kinën. "Shumë sipërmarrës të 'Silicon Valley' kanë frikë se aftësia e novacionit të ShBA-së do të ulet, veçanërisht pas ardhjes në fuqi të Trumpit," tha Li Yanhong, "Shpresoj sinqerisht se talentet e vendeve të ndryshme do të vijnë në Kinë dhe do ta ndihmojnë Kinën për të luajtur një rol më të madh në novacionin global."

Krahas thithjes së talenteve, Kina synon krijimin e një tjetër "Silicon Valley" në vend. Kreu i Tencentit Ma Huateng paraqiti një projekt në dy sesionet që po zhvillohen në Pekin që të krijohet "zona e gjirit të teknologjisë" me bazë në Guangdong, Hongkong dhe Makao. Njëkohësisht, edhe qeveria kineze ka investuar shuma të mëdha për nxitjen e novacionit teknologjik. Vitin e kaluar kjo shumë arriti në 1.15 trilionë juanë kinezë. Kina po përpiqet të zhvillojë kompanitë e teknologjisë së lartë me ndikim ndërkombëtar, ashtu si Apple, Google dhe Amazon. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore