Shpëtimi i botës së qytetëruar, një luftë për jetë a vdekje e Trumpit

2017-03-01 10:31:02 CRI Komenti juaj Printoni

I.

Urdhri ekzekutiv për kufizimin e shtetasve të një pjesë të vendeve myslimane në ShBA e ka dobësuar autoritetin e Trumpit dhe është pritur me kundërshtime nga qeveria, qytetarët madje dhe nga gjyqtarë të lartë. Pse Trumpi vepron kështu pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëdha?

Vetëm për të mbajtur premtimet e tij gjatë fushatës zgjedhore ?

Në fakt shumë premtime të Trumpit ende nuk janë mbajtur. Kështu përshembull ai premtoi të shpërndajë NATO-n, të ftojë Kim Jong-un-in për një drekë me humburgera, apo se do të burgoste Hillari Klintonin... Nuk do të zbatohen të gjitha premtimet, përfshirë ato lidhur me vendet myslimane.

Atëherë, pse Trumpi lëshoi urdhrin ekzekutiv për "ndalimin e myslimanëve"?

Një nga shpjegimet është se presidenti amerikan mendon se po zhvillon një luftë për jetë a vdekje, "që të mbrojë e madje të shpëtojë botën e qytetëruar".

Në një artikull të kolumnistit britanik Gideon Rachman në gazetën "Financial Times" përmenden disa hollësi kuptimplota.

1. Stati i ngushtë i Trumpit, ku përfshihen vetë ai, këshilltari për sigurinë kombëtare Majkëll Flin dhe kryestrategu Stiv Banon janë të mendimit se ShBA-ja po përfshihet në një luftë për shpëtimin e qytetërimit perëndimor.

2. Flin dha dorëheqjen ditët e fundit, si pasojë e një takimi të fshehtë me ambasadorin e Rusisë, por në librin e tij të fundit me titull "Fushëbetejë: si të fitojmë në luftën globale me radikalët islamikë si dhe aleatët e tyre" nënvizohet se : "Ndodhemi në një luftë botërore, në përballje me lëvizjen masive të mëkatarëve, që e konsiderojnë veten si Zot. Pjesa dërrmuese e tyre frymëzohen nga ideologjia ekstreme islame."

3. Në një forum të vitit 2014 në Vatikan, Banoni tha hapur se perëndimi "gjendet në fazën fillestare të luftës globale kundër Fashizmit Islamik". Kush është Banoni? Ai konsiderohet si partner shpirtëror i Trumpit dhe president në hije, ndërsa revista "Time" e përcakton si "manipulues i madh".

4. Nga ky këndvështrim nënkuptohet se presidentët e kaluar si Ronald Rigan dhe Xhon Kenedi premtuan të mbronin "botën e lirisë", kurse Trumpi premtoi gjatë betimit si president se do të mbrojë "botën e qytetëruar".

5. Kritikat e Trumpit ndaj kancelares gjermane Angela Merkel janë kryesisht për politikën e saj të pranimit të një milion refugjatëve myslimanë në Gjermani. Nga këndvështrimi i një pjese amerikanësh, kjo është tradhti ndaj qytetërimit perëndimor, ndërsa Trumpi e dënoi në mënyrë të drejtpërdrejt si gabim katastrofik.

6. Sipas analizës së Gideon Rachmanit, ndërsa perëndimi shihet si sinonim i "qytetërimit të krishterim-judaizmit", Vladimir Putini duket më shumë si mik, jo armik, sepse në fund të fundit, Rusia është vend i krishterë. Nga ana tjetër Putini ka zbatuar politikën "gjaku dhe hekuri" ndaj forcës ekstremiste islamike në Çeçeni.

II.

Nga ky këndvështrim mund të kuptojmë pse me të ardhur në fuqi, Trumpi u fokusua te Shteti Islamik. Në fjalimin e tij në ceremoninë e ardhjes në fuqi, Trumpi tha: "Vendet e botës së qytetëruar do të bashkohen kundër terrorizmit të Islamizmit ekstrem. Do ta çrrënjosim nga sipërfaqja e Tokës ! "

Kësisoj, Trumpi ndërmerr një politikë ushtarake më të fortë se Obama, refuzon hyrjen në territorin e ShBA-së të të gjithë shtetasve të 7 vendeve myslimane dhe madje, mendon të anulojë marrëveshjen bërthamore me Iranin, një nga vendet më të rëndësishme islame.

Të gjitha këto, që duken të paarsyeshme dhe shkelin humanizimin ndërkombëtar, pasqyrojnë shqetësimin e madh të Trumpit për botën myslimane dhe për humbjen e rezistencës të botës perëndimore.

Një fakt që acaron këtë shqetësim është që në botën perëndimore me të bardhët si pjesë kryesore e saj ka një rënie të rritjes së popullsisë, ndërkohë që në vendet muslimane rritja e popullsisë është shpërthyese. Me shpërnguljen e gjithnjë e më shumë myslimanëve në vendet perëndimore, shumë lagje në këto vende myslimanizohen.

Sipas Trumpit, vendet perëndimore janë në një luftë për jetë a vdekje me islamizmin ekstrem. Armiku nr.1 i ShBA-së nuk është Rusia, as Kina, por kjo forcë fetare ekstremiste.

Megjithëse urdhri ekzekutiv i Trumpit dënohet nga e gjithë bota perëndimore, frika e tij për islamizmin radikal dhe dyshimi i madh për botën myslimane do të vijojë.

Sipas gazetës "Financial Times", Marine Le Pen, udhëheqësja e Frontit Kombëtar të Francës, i krahut të djathtë ekstrem, që ka gjetur shumë përkrahje nga francezët, paraqiti kohët e fundit, "Uashingtoni, Parisi dhe Moska duhet të krijojnë aleanca strategjike kundër fundamentalizmit islam...le të ndalojmë grindjet dhe mosmarrëveshjet e padomosdoshme. Duhet të bashkëveprojmë shpejt kundër kërcënimeve të mëdha."

Në librin e tij të fundit me titull "Mposhtja e totalitarizmit islam", François Fillon, kandidati i krahut të qendrës së djathtë në zgjedhjet e përgjithshme të Francës paralajmëroi: "Ndodhemi në një luftë me një armik i palodhur, që nuk e ndal luftën ."

Ky armik përbën rrezik vdekprurës për vendet perëndimore. ShBA-ja, Britania, Franca, Gjermania, Spanja e Rusia kanë pësuar sulmet të ashpra terroriste.

Megjithëse pjesa kryesore e shoqërisë amerikane kundërshton urdhërin ekzekutiv për ndalimin e shtetasve të 7 vendeve myslimane, në ShBA 40% e qytetarëve e përkrahin këtë urdhër. Trumpi do të shpërthejë patjetër sulme të reja kundër botës islame ektreme dhe nuk përjashtohet të thërrasë ndonjë Kryqëzatë të re. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore