Trashëgimia politike e Ten Siao Pinit

2017-02-21 09:30:28 CRI Komenti juaj Printoni

19 shkurti është dita jubilare e ndarjes nga jeta të ish-udhëheqësit të madh kinez Ten Siao Pin. Duke i hedhur një vështrim të kaluarës në këtë moment të veçantë, mësojmë shumë nga historia.

Sipas profesorit Zheng Yongnian, drejtor i Institutit Kërkimor të Azisë Lindore pranë Universitetit Kombëtar të Singaporit, ndikimi afatgjatë i Ten Siao Penit vjen pikërisht nga një sërë sistemesh të vendosura nga ai për partinë në pushtet. Ndërkohë, përparimi kryesor i Kinës pas reformës së hapjes është gjithashtu në aspektin e sistemit.

Besueshmëria

Sistemi është pasqyrimi i qytetërimit njerëzor. Për çdo vend, veçanërisht për vendet në zhvillim, vendosja e sistemeve është gjithçka dhe përparimet në aspekte të tjera duhen të vlerësohen me përparimin në sistem.

Megjithëse sistemi vendoset nga njeriu, ai është më i besueshëm se vetë njeriu. Historikisht, sistemi është standardi kryesor që vlerëson treshëgiminë politike të një personaliteti politik, kësisoj institucionalizimi ka qenë tema e përhershme e shkencës sociale.

Përparimet

Meritat e brezit të Mao Ce Dunit janë jo vetëm bashkimi i shtetit, por edhe përcaktimi i kornizës bazë të sistemit politik të Kinës së sotme.

Në kohën e Ten Siao Pinit, pati më shumë përparime në aspektin e sistemit. Ten Siao Pin vetë kaloi tronditjen gjatë Revolucionit të Madh Kulturor, prandaj kur ai u rikthye në pushtet si zv.kryeministër, vuri në plan të parë vendosjen e sistemeve, duke përfshirë rishikimin e kushtetutës, legjislacionin, sistemin e mandatit dhe kufizimin e moshës për liderët, sistemin e udhëheqjes kolektive, sistemin e zgjedhjes së kuadrove, sistemimin e shtresës bazë etj. Pothuaj se të gjitha sistemet e qeverisjes të zbatuar tani në Kinë janë vendosur gjatë kohës së Ten Siao Pinit. Deri tani, 20 vjet pas largimit të Ten Siao Pinit, njerëzit diskutojnë për reformimin e mëtejshëm ose për përsosjen e sistemeve ekzistuese, por asnjëri nuk i mohon apo hedh poshtë këto sisteme, të cilat janë pranuar nga zyrtarët e qytetarët e thjeshtë dhe si rrjedhim kanë pasur ekzistencë afatgjatë.

Pas Ten Siao Pinit, Kina ka pasur përparime të mëdha në vendosjen e sistemeve gjatë viteve '90-të të shekullit të kaluar. Për t'u pranuar në organizatat ndërkombëtare si në Organizatën Botërore të Tregtisë etj., Kina reformoi sistemin e vet në përshtatje me standardin ndërkombëtar. Një përparim më i dukshëm gjatë kësaj periudhe është përcaktimi i kornizës së sistemit të ekonomisë socialiste të tregut. Në vitin 1997, Partia Komuniste e Kinës e përfshiu "sundimin e ligjit" në dokumentet e partisë dhe të qeverisë.

Përsa i përket zhvillimit ekonomik, Kina shënoi suksese të mëdha gjatë periudhës "Hu-Wen", periudhës 2003-2013 kur Hu Jintao ishte kryetar i shtetit dhe Wen Jiabao kryeministër, kur PBB-ja e Kinës u dyfishua si rrjedhim i vendosjes së sistemeve gjatë periudhës së mëparshme. Njëkohësisht, Hu dhe Wen filluan të vendosnin dhe një sërë sistemesh të tjera në fushën shoqërore, si sigurimet shoqërore, sigurimi i nivelit minimal të jetesës në qytet e fshat etj.

Për ristrukturimin e sistemeve, Kongresi i 18-të i PK të Kinës shënoi një kthesë të rëndësishme. Pas këtij kongresi, PK e Kinës paraqiti "Katër gjithëpërfshirjet", tre prej të cilave kanë të bëjnë me ristrukturimin e sistemeve, si "Thellimi gjithëpërfshirës i reformës", "Sundimi i ligjit në mënyrë gjithëpërfshirëse" dhe "Forcimi gjithëpërfshirës i disiplinës së Partisë".

Në mesin e viteve '80-të të shekullit të kaluar, PK e Kinës paraqiti programin e reformimit të gjithanshëm, në përputhje të marrëdhënieve midis reformës ekonomike e reformës politike. Por pjesa dërrmuese e masave reformuese para Kongresit të 18-të ishin pjesore e fragmentare, jo sistematike.

Në përmirësim e sipër

Pavarësisht se opinioni fokusohet në luftën kundër korrupsionit dhe gjendjen e re të ekonomisë të Kinës, suksesi numër 1 i këtij vendi pas Kongresit të 18-të të PK të Kinës është ristrukturimi i sistemeve brenda Partisë dhe sundimi i ligjit.

Përparimet kolosale të Kinës nuk nënkuptojnë përfundimin e ristrukturimit të sistemeve në këtë vend. Mbetet ende hapësirë e madhe për përmirësimin e mëtejshëm në shumë aspekte, si marrëdhëniet midis demokracisë brenda Partisë dhe udhëheqjes kolektive, marrëdhëniet midis demokracisë brenda Partisë dhe asaj shoqërore, marrëdhëniet midis udhëheqjes nga Partia dhe sundimit të ligjit etj. Asnjë sistem nuk mund të vendoset njëherë e përgjithmonë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore