Si duhet trajtuar një fqinj i tillë?

2017-02-14 11:38:51 CRI Komenti juaj Printoni

Para se Donald Trumpi të bëhej president i ShBA-së, cili ishte njeriu më i paparashikuar në botë? Përgjigjja: Një i ri në vendin më sekret në botë, fqinj me Kinën, i lindur pas viteve '80 dhe që dilte shpesh në titujt kryesorë të medieve botërore. Por tani që vendin e tij u zuri Trumpi, shoku Kim Jong-un u zemërua, prandaj më 12 shkurt, me urdhër të tij, Koreja e Veriut lëshoi një raketë. Ashtu siç e mendonte ai, Trumpi dhe kryeministri japonez Shinzo Abe u trembën shumë, edhe Koreja e Jugut e rriti nivelin e alarmit të mbrojtjes kombëtare. Kjo nuk është hera e parë që koreanoveriorët lëshojnë një "fishekzjarr të madh" në vitin 2017 dhe për këtë arsye ndoshta kanë tre.

Së pari, rasti.

Mos harroni, para katër vjetësh, më 12 shkurt 2013, Koreja e Veriut bëri "një lojë të madhe", zhvilloi tre prova bërthamore. Kanë kaluar katër vjet, Kim Jong-un do që të luajë ndonjë "lojë" të re. Më 16 shkurt është ditëlindje të babit të tij, duhet të festohet patjetër.

Së dyti, protesta ushtarake.

Kim Jong-un është shumë i mërzitur, Trumpi nuk e mbajti premtimin. Para se të betohej si president, ai premtoi se do të bënte dialog me të, por pasi erdhi në post nuk e bëri këtë. Jo vetëm kaq, por edhe shefi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes e kërcënoi. Kjo është e padurueshme për të, prandaj Kim Jong-un duhej të merrte masa si paralajmërim.

Së treti, mendimi politik.

Shinzo Abe ditët e fundit ka qenë në ShBA dhe Trumpi e mirëpriti, duke u shprehur se përballimi i kërcënimit bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut është një emergjencë. Për Kim Jong-un kjo është një gjë tjetër e padurueshme: "Ju jeni në kryetitujt e medies, kurse me mua nuk bisedoni. Atëherë më falni, unë duhet të bëj diçka, prandaj po nis një raketë në qiell."

Trumpi dhe Abe zhvilluan menjëherë një konferencë shtypi. Abe e quajti lëshimin të patolerueshëm, Trumpi tha se do të rrijë 100% në krahun e Japonisë.

Për Kinën, Koreja e Veriut është si një djalë çapkën, një bashkëpunëtor i paqëndrueshëm.

E para, veprimi i saj krijoi një temë të përbashkët bisede midis Abe-s dhe Trumpit.

Së dyti, Koreja e Jugut është shumë e kënaqur.

Megjithëse një raketë me rreze 3 mijë kilometra nuk e përfshin territorin e Koresë së Jugut, në këtë kohë Koreja e Jugut po nxiton të dislokojë sistemin THAAD. Kina e kundërshton shumë, por tani lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut i dha Koresë së Jugut një pretekst.

Në përgjithësi, Kina është e dëshpëruar nga ky fqinj.

Por ky nuk është fundi, ndoshta prova bërthamore e gjashtë është në rrugë e sipër. Tani Koreja e Veriut po bëhet mjeshtre e lojës. Në fillim lëshon raketë, duke shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në vijim bashkësia ndërkombëtare forcon sanksionet, pastaj Koreja e Veriut zemërohet, merr masa kundër sanksioneve dhe, në fund, masa më e madhe është prova bërthamore.

Siç mësohet, në Qendrën e Kërkimeve Shkencore Bërthamore Yongbyon në kufirin e Koresë së Veriut me Kinën, reaktori kryesor ka rifilluar punën muajin e kaluar.

Kjo përputhet me logjikën e shokut Kim, për të ringjallur besimin brenda vendit dhe për të treguar madhështinë e Koresë së Veriut, duhen armët moderne. Në sferë globale nuk mund të gjejmë një njeri tjetër që hedh poshtë aq herë sanksionet ndërkombëtare sa Kim Jong-un.

Kinës i duhet të bashkekzistojë me një fqinj të tillë.

Por të gjithë e dinë që këtë herë veprimi i shokut Kim është një "përshëndetje" për presidentin e ri. Po tani, zoti Trump, si do të kundërpërgjigjet?

Mrekulli
Lajmet Kryesore