Premiera e filmit "Mulan" shtyhet për në gusht

2020-06-29 10:49:52 CRI Komenti juaj Printoni

Për shkak të shtimit të rasteve të koronavirusit në ShBA, kompania kinematografike "Disney" njoftoi se premiera e filmit "Mulan" do të shtyhet për në fund të gushtit

Filmi ishte planifikuar të niste të shfaqej fillimisht në mars, dhe u shty për më 24 korrik. Data e re e premierës është tashmë 21 gushti.

"Disney" pason në këtë mënyrë "Warner Bros"-in, i cili njoftoi se premiera e filmit të tij "Tenet" do të shtyhet në gusht.

Planet për rihapjen e kinemave me filma si "Mulan" dhe "Tenet" janë vënë në dyshim me rritjen e rasteve të COVID-19 në disa pjesë të ShBA-së. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore