Arti dhe kultura kthehen në normalitet në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve

2020-05-19 14:50:13 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë qendra kulturore në Itali dhe Spanjë u hapën për herë të parë më 18 maj, Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, pasi këto dy vende lehtësuan masat e mbylljes për koronavirusin.

Roberto Alvao, që jeton në Valencia të Spanjës, shprehet:

"Mezi po pres që të shkoj në muze, të shkoj në kinema. Të kthehem në jetën e përditshme, por muzetë veçanërisht."

Nga ana e saj, Victoria Macintosh, që jeton në Romë, tha:

"Është një ndjenjë thuajse surreale (të dalësh) pas kaq shumë kohe në shtëpi, me shumë tension e stres. Dhënia e dritës së gjelbër për t'u rikthyer në një lloj normaliteti duket e pabesueshme. Fillon t'i vlerësosh më shumë gjërat e vogla."

Por disa qendra kulturore thonë se nuk janë ende të gatshme të rihapen për publikun. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore