Filmat e transmetuar në internet mund të konkurrojnë për Çmimet "Oscar"

2020-04-30 14:03:46 CRI Komenti juaj Printoni

Filmat që kanë debutuar në një shërbim transmetimi në internet pa u shfaqur në kinema do të pranohen të konkurrojnë për edicionin e 93-të të Çmimeve "Oscar" vitin e ardhshëm.

Akademia e filmit e bëri ndryshimin e përkohshëm në përgjigje të ndikimit që COVID-19 ka pasur në industrinë e filmit.

Urdhrat për distancim shoqëror kanë çuar në anulimin e festivaleve të filmave dhe në mbylljen e kinemave.

Akademia e Arteve dhe e Shkencave Kinematografike tha gjithashtu se do t'i grupojë kategoritë e zërit në një të vetëm.

Mrekulli
Lajmet Kryesore