HBO do të prodhojë sezonin 4 të "Westworld"

2020-04-23 10:53:53 CRI Komenti juaj Printoni

HBO do të prodhojë një sezon tjetër të dramës tekniko-shkencore "Westworld", fituese e çmimeve "Emmy".

Çdo sezon i "Westworld" më parë ka zgjatur dy vjet, që nga fillimi i serialit në vitin 2016.

Nëse ndodh përsëri kështu, sezoni 4 i "Westworld" do të transmetohet në vitin 2022.

Sezoni i tretë, i cili nisi më 15 mars, ka vetëm tetë pjesë, nga 10 zakonisht.

Vlerësimet për të gjithashtu kanë rënë pak krahasuar me dy sezonet e mëparshme.

Krijuesit Jonathan Nolan dhe Lisa Joy thonë se ata kanë një masterplan që përfshin të paktën pesë sezone.

Mrekulli
Lajmet Kryesore