Kinë, filmi "Harry Potter dhe guri i magjistarit" do të shfaqet në 3D

2020-03-27 11:18:09 CRI Komenti juaj Printoni

18 vjet pas premierës në pjesën kontinentale të Kinës, filmi "Harry Potter dhe guri i magjistarit" do të shfaqet sërish aty, por këtë herë në versionin 4K dhe 3D.

"Warner Bros" e bëri këtë deklaratë me një reklamë të "Harry Potter"-it në "Weibo", por nuk specifikoi datën e rishfaqjes.

Kinematë janë rihapur gradualisht, pas përmirësimit të situatës së koronavirusit në Kinë.

Është raportuar gjithashtu se do të rishfaqen disa filma të rëndësishëm, duke përfshirë klasikët "Inception" dhe "Interstellar" nga Christopher Nolani, si dhe filmi me superheronj "Avengers: Endgame" nga Marvel.

Shangai deklaroi të enjten se kontingjenti i parë i kinemave në qytet do të rifillojnë funksionimin këtë fundjavë.

Mbi 200 kinema do të shfaqin 20 filma, duke përfshirë "Librin e gjelbër". (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore