Yjet e filmit "Mulan" shprehin mbështetje për Kinën

2020-03-10 16:09:06 CRI Komenti juaj Printoni

Aktorët e filmit "Mulan", përshtatja e re e "Disney"-t e përrallës kineze me të njëjtin emër, kanë shprehur mbështetjen e tyre për luftën e Kinës kundër epidemisë.

Liu Yifei, e cila luan personazhin kryesor Mulan, thotë se beson se situata në vendin e saj do të përmirësohet:

"Mendoj se, natyrisht, njerëzit janë të shqetësuar. Dhe gjyshja ime është në Wuhan. Mendoj se njerëzit janë vërtet të kujdesshëm, kujdesen për veten e të tjerët, duke qëndruar në shtëpi. Unë jam prekur me të vërtetë dhe shpresoj vërtet që gjendja do të përmirësohet shumë shpejt."

"Disney" ka njoftuar se e ka shtyrë shfaqjen e "Mulan"-it në Kinë për shkak të koronavirusit.

Jet Li, i cili luan rolin e të keqit në film, thotë se ndien keqardhje për filmdashësit kinezë, por shëndeti vjen gjithmonë i pari:

"Filmin jemi duke e promovuar dhe, më parë, kishim plane për në Kinë dhe Evropë. Por tani për tani ndoshta do ta promovojmë vetëm në ShBA. Por s'ka gjë. Gjithmonë besoni dhe jepini botës dashuri e dhembshuri. Problemi i sotëm është koha e shkurtër. Ne duhet të përballemi me të ardhmen."

"Mulan" pritet të nisë të shfaqet në kinematë e ShBA-së më 27 mars.

Mrekulli
Lajmet Kryesore