Presidenti italian organizon koncert të posaçëm në përkrahje të luftës së Kinës kundër koronavirusit

2020-02-14 13:04:38 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti italian Sergio Mattarella organizoi një koncert të posaçëm të enjten, në solidaritet me popullin kinez që po përballon emergjencën e koronavirusit.

Koncerti u zhvillua në kuadrin e Vitit Kulturor Itali-Kinë 2020.

Koncerti u dha nga pianisti italian me origjinë kineze Jin Ju, në praninë e zyrtarëve italianë dhe kinezë, përfaqësuesve të sektorit kulturor dhe studentëve.

Ambasadori kinez në Itali Li Junhua mori pjesë në këtë koncert, që u transmetua drejtpërdrejt nga radiotelevizioni kombëtar italian RAI.

Ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë.

Jin Ju interpretoi gjithsej 7 pjesë muzikore në koncert, duke përfshirë muzikën popullore kineze "Dallgët në liqenin Honghu", nga provinca Hubei, zona e prekur më shumë nga epidemia e tanishme.

Viti i kulturës dhe turizmit Kinë-Itali nisi në Romë më 21 janar dhe do të vijojë me një sërë veprimtarish kulturore në të dy vendet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore