Entuziazëm në Korenë e Jugut pas triumfit të "Parazitit" në "Oskar"

2020-02-11 15:01:26 CRI Komenti juaj Printoni

Suksesi i filmit koreanojugor "Paraziti" në "Oskar" ka ngjallur shumë gëzim në Korenë e Jugut.

Njerëzit në Seul festuan triumfin e filmit, i cili bëri histori në industrinë kinematografike në "Hollivud" dhe Korenë e Jugut.

Një prej tyre tha: "Mendoj se kjo është një mundësi e shkëlqyer që bota të njohë vlerën e vërtetë të filmave koreanojugorë. Shumë nga veprat e regjisorit Bong kanë fituar çmime më përpara, por ato kanë qenë disi të nënvlerësuara."

Kurse një tjetër theksoi: "Së pari, jam shumë krenar dhe shpresoj se më shumë filma si 'Paraziti' do të kenë një arritje të tillë."

" Paraziti " mbizotëroi fjalët e kërkimit gjatë gjithë ditës së hënë në portalet kryesore në internet.

Mediat sociale të Koresë së Jugut gjithashtu ishin mbingarkuar me mesazhe urimi.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore