Donnie Yen merr pjesë në premierën e filmit në Hong-Kong

2020-01-21 17:33:53 CRI Komenti juaj Printoni

Aktori kinez Donnie Yen mori pjesë në premierën e filmit të tij të ri "Enter the Fat Dragon" në Hong-Kong.

Në filmin aksion dhe komedi, Yen luan rolin e një polici mbipeshë përgjegjës për shoqërimin e një krimineli në Japoni ndërsa merret me një çështje emocionale pas ndarjes nga e dashura e tij.

Yen tha se ka kaluar disa periudha të vështira gjatë xhirimit të filmit në një kostum të bërë posaçërisht.

56-vjeçari Yen njihet për interpretimet e tij të shumta, përfshi serialin popullor "Ip Man".

"Enter the Fat Dragon" do të shfaqet te enjten në kinematë e pjesës kontinentale të Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore