Markle nënshkruan marrëveshje me Disney-n

2020-01-15 17:40:17 CRI Komenti juaj Printoni

Disa ditë më parë, Princ Harry dhe Meghan Markle njoftuan se do të hiqnin dorë nga statusi i tyre në familjen mbretërore, për t'u bërë financiarisht të pavarur.

Markle, bashkëshortja e princit britanik Harry, nënshkroi një kontratë me "Disney". Meghan do të dublojë një ose disa projekte të tyre, por të gjitha fitimet do të shkojnë për "Elephants Without Borders", një organizatë që gjurmon dhe mbron kafshët nga gjuetia, sipas "The Times".

Raportimet thonë se marrëveshja mes Markle dhe Disney ishte nënshkruar përpara njoftimit të javës së kaluar të çiftit se do të hiqnin dorë nga statusi i tyre.

Disa media kanë raportuar se çifti ka pasur lidhje me Disney-n prej vitit të kaluar. Këto lidhje u aluduan në korrik kur dyshja mori pjesë në premierën europiane të "The Lion King".

Mrekulli
Lajmet Kryesore