"Oscar 2020" përsëri pa prezantues

2020-01-09 17:49:20 CRI Komenti juaj Printoni

Edicioni i sivjetshëm i ceremonisë së çmimeve 'Oscar 2020' do të mbahet pa prezantues për të dytin vit radhazi.

Presidentja e "ABC Entertainment" tha se ndarja e çmimeve "Oscar" do të zhvillohet m 9 shkurt në Los Angeles.

Ajo shtoi se ABC-ja dhe "Academy of Motion Picture Arts and Sciences" ranë dakord që edhe për këtë vit të mos ketë prezantues për eventin.

Ceremonia e vitit të kaluar tërhoqi rreth 30 milionë shikues, për herë të dytë numri më i ulët në historinë e "Oscars".

Fillimisht, komediani Kevin Hart u caktua si prezantues por për shkak të disa postimeve në twitter ekipi vendosi që edhe këtë vit Oscars të mos ketë prezantues. Nominimet për Oscar do të shpallen të hënën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore