'1917' dhe 'Once Upon a Time in Hollywood' filmat më të mirë në Golden Globes

2020-01-08 17:12:30 CRI Komenti juaj Printoni

Fituesit në kategoritë kryesore, në përfundim të ceremonisë së 77-të të "Golden Globes", organizuar ditët e fundit në Los Anxheles janë;

Filmi më i mirë dramatik: "1917" duke ia kaluar "The Irishman" dhe "Marriage Story," të dy nga Netflix.

Komedia më e mirë apo filmi muzikor: "Once Upon a Time… In Hollywood".

Regjisori britanik Sam Mendes u zgjodh regjisori më i mirë për filmin "1917."

Brad Pitt fitoi si aktori më i mirë në një rol të dytë "Once Upon a Time… In Hollywood", që është filmi i nëntë i regjisorit të mirënjohur Quentin Tarantino.

Ai gjithashtu fitoi Golden Globe për skenarin më të mirë.

Aktori më i mirë në një film dramatik: Joaquin Phoenix ("Joker")

Renee Zelleweger rrëmbeu çmimin e Aktores më të mirë, Globe i saj i katërt.

Filmi më i mirë i huaj: "Parasite" nga Koreja e Jugut.

Filmi më i mirë i animuar u zgjodh "Missing Link", duke triumfuar ndaj "Toy Story 4" dhe "Frozen 2."

Ndërsa Tom Hanks u nderua me çmimin e arritjes së jetës në çmimet e Golden Globe.

Mrekulli
Lajmet Kryesore