2020-a nis me kryesimin e 'Star Wars'

2020-01-06 15:15:19 CRI Komenti juaj Printoni

Shitja e biletave në Amerikën e Veriut nisi në vitin 2020 atje ku e la vitin e kaluar, me "Star Wars: Rise of Skywalker" në majë të klasifikimit.

Filmi fitoi mbi 33 milionë dollarë në fundjavën e tij të tretë të shfaqjes.

"Rise of Skywalker" edhe pse me fitime më të ulëta se filmat e tjerë të serisë, do të shënojë rekordin e shtatë një miliard dollarësh për Disney-n në vitin 2019.

"Jumanji: The Next Level" shtoi mbi 26 milionë dollarë në javën e tij të katërt të shfaqjes, duke u renditur në vendin e dytë.

Ndërkohë edhe "Little Women," i Greta Gerwig-ut po shndërrohet në një hit.

Filmi siguroi 13 milionë dollarë, duke u renditur në vendin e tretë.

Ndërsa në pesëshen më të mirë ndodhet edhe "Frozen 2" me mbi 1.3 miliard dollarë në mbarë botën, duke u bërë filmi vizatimor me fitimet më të larta. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore