Kinë, drama amerikane "Knives Out" rekord shikueshmërie në kinema

2019-12-03 16:34:14 CRI Komenti juaj Printoni

Drama amerikane "Knives Out" regjistroi një vlerë prej 100 milionë juanë nga shitja e biletave të kinemasë në pjesën kontinentale të Kinës.

Në film luajnë aktorët e mirënjohur Daniel Craig dhe Chris Evans.

Drama përshkruan një hetim mbi vdekjen e një patriarku nga një familje eksentrike.

Filmi u shfaq për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në shtator dhe doli në kinematë amerikane më 27 nëntor, ndërsa në pjesën kontinentale të Kinës u shfaq javën e kaluar.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore