Kinë, "Frozen II" rekord shitjesh për biletat

2019-12-02 17:57:24 CRI Komenti juaj Printoni

"Frozen II" regjistroi shitjen më të lartë të biletave të kinemasë në pjesën kontinentale të Kinës të shtunën.

Filmi siguroi afro 90 milionë juanë në ditën e nëntë të shfaqjes së tij në kinema, duke zënë rreth 40% të totalit ditor.

Filmi i Disney-t u pasua nga "Two Tigers," një komedi kineze me yjet si Ge You, duke regjistruar mbi 50 milionë juanë në ditën e dytë të shfaqjes në ekranin e madh.

Ndërsa, në vendin e tretë u rendit drama amerikane e krimit "Knives Out," me 40 milionë juanë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore