Vitrinat e dyqanit "Saks Fifth Avenue" në New York me temë 'Disney Frozen 2'

2019-11-28 15:02:24 CRI Komenti juaj Printoni

Dyqani "Saks Fifth Avenue" shfaqi vitrinat e tij festive.

Këtë vit, të gjitha 6 vitrinat do të jenë të mbushura me elemente të filmit "Frozen 2", ku çdo vitrinë do të ketë si temë një personazh të filmit hit të Disney-t.

Vitrinat u prezantuan të hënën me një shfaqje dritash, një kor prej 50 vetësh dhe një performancë të Idina Menzel ose zërit të Elsës në film, mbretëreshës së Arendelle-s.

New York-u është i famshëm për zbukurimin me shije të vitrinave të dyqaneve, të cilat janë shndërruar në pika turistike tërheqëse.

"Frozen 2" u shfaq për herë të parë në kinema javën e kaluar dhe fitoi 127 milionë dollarë në fundjavën e parë nga shitja e biletave. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore