Show i Phoebe Waller-Bridge-it do të shfaqet në Kinë

2019-11-14 11:12:17 CRI Komenti juaj Printoni

Shfaqja me një person "Fleabag" nga shkrimtarja dhe aktorja që fitoi çmimin Emmy, Phoebe Waller-Bridge, do të dalë së shpejti në kinematë e mbarë Kinës falë programit të shfaqjes së "New Live".

Programi përmban regjistrime të shfaqjeve skenike, duke lejuar audiencën të shijojë shfaqje nga e gjithë bota.

Përveç "Fleabag", shfaqjet e njohura britanike, përfshi "A Midsummer Night's Dream" do të shfaqen në kinematë kineze në fillim të vitit të ardhshëm, së bashku me performancën e Matthew Bourne të "Swan Lake"

Ekspozitat dhe koncertet janë bërë gjithashtu pikat kryesore të programit të teatrit "New Live", përfshirë një ekspozitë portretesh në Galerinë Kombëtare të Britanisë.

Projekti u prezantua në Kinë në vitin 2015.

Mrekulli
Lajmet Kryesore