Parku tematik "Legoland" së shpejti në Shangai

2019-11-07 17:10:24 CRI Komenti juaj Printoni

Një park i ri tematik "Legoland" do të ndërtohet në rrethin Jinshan në jugperëndim të Shangait.

Me një investim prej 550 milionë dollarësh amerikanë, parku tematik do të bëhet një nga parqet më të mëdha të Legoland në nivel global.

Ai do të kombinojë elementë të legove me kulturën kineze për te tërhequr familjet me fëmijë të moshës 2-12 vjeç.

Projekte të shumta argëtuese, mësime interaktive arsimore dhe një hotel me tematikë do të jenë gjithashtu në dispozicion në park.

LEGO Group ka parë një rritje të qëndrueshme në tregun kinez që kur hyri në vend mbi dy dekada më parë. Aktualisht, LEGO ka hapur dy pika me pakicë në Shangai dhe një në Pekin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore