Regjisori koreanojugor Bong Joon Ho me sytë drejt Oscar-it

2019-11-05 17:46:57 CRI Komenti juaj Printoni

Regjisori koreanojugor Bong Joon-ho mori Çmimin e Regjisorit të Hollivudit.
Në maj, filmi i tij "Paraziti" fitoi Çmimin e Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë, i pari për një film korean. Prej së premtes së kaluar, ai theu rekordin e tij të shitjes së biletave me shifër prej mbi 100 milionë dollarësh.
Filmi është një satirë klasike për dy familje - njëra me banorë të varfër që jeton në një banesë nëntokësore dhe jeton me çfarë të mundet dhe Wi-Fi nga komshinjtë, ndërsa tjetra është e pasur dhe banon në një rezidencë moderne elegante. Ky film u përshëndet nga shumica si një vepër mjeshtërore dhe një kulm i karrierës tashmë ilustruese të Bong.
"Paraziti" është një filmi i rrallë në gjuhë të huaj, i cili tërhoqi shumë njerëz në kinematë e botës dhe që pretendon Çmim të Akademisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore