Shfaqet në kinematë amerikane "Terminator: Dark Fate"

2019-11-04 17:20:41 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi i saposhfaqur "Terminator: Dark Fate" theu rekord në shitjet e biletave në Amerikën e Veriut me një shifër prej 29 milionë dollarë në fundjavë.

Filmi aksion me një buxhet 185 milionë dollarësh amerikanë është bashkëprodhim i "Paramount Pictures", "Skydance Media", "20th Century Fox" dhe e gjigantit kinez "Tencent Pictures".

Ikona e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, i mahniti fansat kur njoftoi se së bashku me Linda Hamilton do të riktheheshin në rolet e T-800 dhe Sarah Connor në filmin "Terminator: Dark Fate".

Aktori hollivudian u bë i famshëm pikërisht me rolin e robotit vrasës në filmin e vitit 1984, "The Terminator", me regji të James Cameron dhe e përsëriti rolin në disa nga vazhdimet e radhës.

Filmi i ri, "Terminator: Dark Fate", me regji të Tim Miller, do të bazohet në ngjarjet e ndodhura 27 vjet pas incidenteve në "Terminator 2: Judgement Day".

Në mbarë botën, filmi i fundit "Terminator" fitoi në fundjavë 124 milionë dollarë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore