"Frozen 2" del më 22 nëntor në kinematë kineze dhe amerikane

2019-11-01 11:34:18 CRI Komenti juaj Printoni

"Frozen 2" do të shfaqet në kinematë kineze më 22 nëntor, në të njëjtën ditë si edhe në ShBA.

Filmi i animuar, prodhim i Walt Disney-t është frymëzuar nga përralla "Mbretëresha e dëborës" nga Hans Christian Andersen.

Edhe versioni i dytë i filmit vijon tregimin e Elsës, një mbretëreshë që zotëron fuqi magjike me të cilat mund të krijojë apo kontrollojë akullin dhe dëborën dhe të motrës së saj të vogël Anna.

Në filmin e ri, Anna dhe Elsa udhëtojnë në një pyll të lashtë magjik për të zbuluar se nga vijnë fuqitë e Elsës me qëllim që të shpëtojnë mbretërinë.

"Frozen" gjeneroi 298 milionë juanë (afro 42 milionë dollarë amerikanë) të ardhura nga shitja e biletave në pjesën kontinentale të Kinës në shkurt 2014.

Mrekulli
Lajmet Kryesore