Shangai, së shpejti ekspozita e artit francez

2019-10-30 17:13:37 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekspozitë arti e nisur bashkërisht nga Qendra Pompidou e Francës dhe një kompani me seli në Shangai do të hapet për vizitorët në 8 nëntor.

Ajo quhet "Forma e kohës" dhe do të shfaqë më shumë se njëqind vepra arti nga Qendra Pompidou.

Ngjarja do të mbahet në Muzeun West Bund në qytet dhe do të zgjasë deri në maj 2021.

Më shumë se 20 ekspozita dhe ngjarje do të mbahen nga tani deri në vitin 2024 në Shangai dhe Paris, duke shfaqur programe artistike dhe kulturore, të cilat synojnë të paraqesin evoluuimin gjithëpërfshirës të artit modern midis shekujve 20 dhe 21.

Qendra Pompidou, e cila u përurua në vitin 1977, është një nga vendet më të njohura kulturore dhe një nga monumentet më të vizituara në Francë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore