Regjisori:"The Climbers" është pasqyrim i një historie të vërtetë

2019-10-14 10:03:10 CRI Komenti juaj Printoni

"The Climbers" ka realizuar plot 900 milionë juanë deri tani nga shitja e biletave të kinemasë.

Yjet e kinematografisë si aktori i filmit të famshëm "Tokë e përhumbur" Wu Jing dhe aktorja kineze me famë botërore Zhang Ziyi, e njohur kryesisht për rolin e saj në filmin "Crouching Tiger, Hidden Dragon".

Regjisori Daniel Lee tha se është hera e parë që ka bërë një film bazuar në histori të vërtetë gjatë gjithë 30 viteve të karrierës së tij.

"Historia vjen në një tregim i lashtë në Kinë. Ka ndodhur dhe është me shumë ndikim, pra vlera thelbësore dhe ngjarjet e rëndësishme të filmit tonë përputhen me historinë. Kemi kontrolluar të gjitha skedarët e lidhur dhe skenarin që më është dhënë. Lexuam sa më shumë që mundëm për këtë histori".

Në xhirimin e filmit 500 anëtarë të ekipit të prodhimit u ngjitën në male në mot të ashpër.

"Ishte një skenë se si personazhi i Ziyi (Xu Ying) humbi jetën. Gjatë xhirimit, ekrani im i monitorit u mbulua me dëborë dhe pati defekt nga moti i ftohtë, kështu që unë nuk munda ta rishikoja atë që xhiruam. Ajo më tha që mos të shqetësohesha dhe se çdo gjë do shkonte mbarë. Dhe kur u kthyem në studio e nisëm të redaktojmë filmin, pashë xhirimet dhe lotët nisën të binin. Ato ishin shumë të gjalla".

Regjisori shprehu shpresën se trimëria dhe këmbëngulja e alpinistëve do të frymëzojnë rininë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore