Edita Gruberova mahnit audiencën në Festivalin e Muzikës në Pekin

2019-10-11 16:22:09 CRI Komenti juaj Printoni

 

Sopranoja me famë botërore Edita Gruberova përfundoi turneun e saj të parë në Kinë me një shfaqje në Qendrën Kombëtare të Arteve Performuese në Pekin, si pjesë e koncertit hapës të Festivalit të 22-të të Muzikës në Pekin.

73-vjeçarja sllovake performoi pjesë klasike të operës dhe u shoqërua nga Orkestra Filarmonike e Kinës.

Në këtë festival janë planifikuar 22 shfaqje përfshi opera, simfoni dhe muzikë dhome si dhe do të zhvillohen klasa master dhe veprimtari të tjera.

Festivali do të zgjasë deri më 28 tetor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore